Gazeta
JEHONA

Zëri i 67-ës

    Qëndrimi armiqësor i pushtetit ndaj fesë arriti kulmin në vitin
    1967.   Pikërisht, në këtë periudhë institucionet fetare u mbyllën të
    gjitha, pa përjashtim, edhe u ndërpre çdo lloj veprimtarie, nën
    kërcënimin e arrestimit.  Ky proces u shoqërua me një propagandë
    të fuqishme antifetare nga strukturat e Partisë, si dhe një fushatë të
    gjerë në shtyp.  Gazeta si: Zëri i Popullit, Zëri i Rinisë, Nëntori, dhe
    Mësuesi përmbanin herë pas here shkrime kundër fesë me
    qëllimin e vetëm, për ta demaskuar dhe paraqitur atë në sytë e
    popullit si një mashtrim, si një e keqe e madhe në zhvillimin e
    shoqërisë.  Për këtë duhej zhdukur.

    «ME SHPATEN E MPREHTE TE IDEOLOGJISE SE PARTISE
    KUNDER IDEOLOGJISE FETARE»

    Këto fjalë, me gërma të medha, u shtypën në faqen e parë të
    gazetës Zëri i Popullit në datën 8 shkurt 1967, duke shënuar
    kështu përshkallëzimin e luftës kundër fesë në Shqipëri, luftë e cila
    ishte nisur kohë më parë por që tani do të arrinte kulmin. Lufta
    propagandistike kundër fesë u shtri veçanërisht në shkollë dhe në
    shtyp, që kontrolloheshin plotësisht nga pushteti i asaj kohe.  Më
    poshtë vijojnë disa pjesë nga shtypi i kohës të cilat flasin qartë dhe
    përgjithësisht jepen pa koment....

    “Fjalimin e shokut Enver Hoxha nuk do ta lëshoj nga dora,
    sepse ai do të ndriçojë rrugën tonë të vështirë por fisnike.  

    Duke i zbatuar porositë e shokut Enver, unë dhe shoqjet e
    mija do të shkojmë në skajët më të largëta të malësive dhe
    aty do të luftojmë me ashpërsinë më të madhe zakonet
    prapanike e paragjykimet fetare....”

    Zëri i Popullit, 12 shkurt
    1967
    «LUFTA KUNDËR FESË – ASPEKT I LUFTËS SË KLASAVE»

    “Paragjykimet e zakonet fetare ruajnë farën e degjenerimit
    të njeriut dhe po nuk u luftuan me guxim, nuk mund të
    formohet njeriu i ri komunist, nuk mund të ecet drejt
    ndërtimit të plotë të socializmit.  Masat punojëse me të drejt
    janë hedhur në sulm në frontin më të vështirë, në atë për të
    çrrënjosur nga zemrat dhe mendjet e njerëzve fenë...

    Me besimtarin duhet punuar për ta bindur që të mos
    besojë, që të kuptojë në thelb se çfarë janë në të vërtetë
    botëkuptimi fetar, zakonet dhe bestytnitë fetare që i kanë
    hyrë në jetën e përditshme si një helm, t’i shpjegohet se ku
    dhe si çfaqet ky helm, në ç’forma dhe në ç’trajta kamuflohet
    dhe se si e pengon atë të marrë pjesë aktive në ndërtimin e
    socializmit.

    Në këtë luftë, si rezultat i punës ateiste që ka bërë e bën
    partia, janë arritur suksese të mëdha.  Për këtë dëshmon
    fakti që një pjesë e mirë e popullsisë është shkëputur nga
    feja...”         

    Nga Zëri i Popullit, 4 Mars 1967

    «Kotësia dhe dëmi i paragjykimeve fetare»

    “...mbeturinat e besimeve, dogmave, kultet e ritet fetare, të
    cilat janë një pengesë për ndërtimin e shoqërisë sonë
    socialiste dhe transformimin socialist të ndërgjegjes së
    njerëzve.  Historia e besimeve fetare nuk është gjë tjetër
    veçse errësimi i mendjes së njeriut...”

    Nga Zëri i Popullit, 18 mars 1967

    «VENDIME REVOLUCIONARE QE ZHDUKIN NGA JETA
    JONE ZAKONET DHE PARAGJYKIMET REAKSIONARE»

    “Feja i ka rrenjët të thella.  Ne duhet të luftojmë në rradhë të
    parë në familjet tona, me të afërmit tanë, me pleqtë, në
    fushë kur punojmë e kudo që të bjerë rasti. Për këtë duhët
    të studjojmë sa më shumë libra ateiste shkencorë dhe
    matëriale të partisë sonë.”

    Nga Zëri i Rinisë, 5 prill 1967

    «Jetën tonë do ta shkrijmë në luftë kundër besimëve fetare»

    “I dashur shoku Enver!
    Fjalimi juaj, shoku Enver, qe për ne si drita e diellit, që sjell
    agimin e ditës, ai na hapi sytë e na freskoi mendjen, na çeli
    horizonte të gjëra dhe na bëri që edhe ne të ndërmarrim një
    sërë aksionësh konkrete kundër besimeve fetare....
    Ne ju japim fjalën e nderit, shoku Enver, se jetën tonë që na
    ka mbetur do ta shkrijmë në luftë kundër besimeve fetare,
    paragjkimeve e zakoneve prapanike.”

    Nga mbledhjet e 700 pleqve, plakave dhe ish besimtarëve
    të rrethit të Përmetit

    Zëri i Popullit, 1967

    “Çdo prind duhet të ndjeje përgjegjësi të thellë për
    edukimin komunist të fëmijës së tij jo vetëm ndaj djalit apo
    vazjës së vet por edhe përpara shoqërisë...  Por në rast se
    tek ndonjë femijë vihen re p.sh. çfaqje të besimëve fetare,
    kjo padyshim reflekton dhe çkujdesjen e organizatëve
    shoqërore ndaj atyre të rriturve, të cilat janë nën presionin e
    influencave idealiste  fetare dhe këta ua transmetojnë
    fëmijëve të tyre...”

    Zëri i Popullit, 1967

    «Letra»

    “I dashur shokut Enver Hoxha,
    Në çdo shkollë fillore, 8 vjeçare, 12 vjeçare . . . do të
    zhvillojmë një punë të madhe politike me masat kundër
    zakoneve prapanike dhe besime fetare.  Gjatë pushimëve
    të verës do të kalojmë nga kooperativë në kooperativë ... do
    të zhvillojmë një punë të gjerë propogandistike kundër
    ideologjisë fetare duke përhapur ndër masat popullore
    njohuritë ateiste shkencore.”

    Nga Mësuesit e Rrethit të Fierit.

    Zëri i Popullit, 11 prill 1967

    «DEKLARATË E KOMITETIT QENDROR TË PPSH»

    “Një luftë e madhe po bëhet në vendin tonë për të
    shpartulluar bestytnitë e paragjykimet fetare, gjithçka të
    papajtueshëm për jetën tonë socialiste.  Komiteti Qendror i
    Partisë dhe këshilli i ministrave përshëndetin dhe përkrahin
    të gjitha këto inisiativa dhe u bëjnë thirrje gjithë popullit që
    të luftojnë me guxim për të zhvilluar akoma më tej këto
    lëvizje.”

    Zëri i Popullit, 30 prill 1967

    «LETRA»

    “Do të heqim të gjitha ceremonitë e festat fetare....”

    Zëri i Popullit, 1967

    «SHOKU ENVER NE DURRES»

    “Shoku Enver foli për luftën që u duhet bërë zakoneve
    prapanike e besimëve fetare për të zhvilluar më tej levizjet
    revolucionare të rinisë...”

    Zëri i Popullit, 19 shkurt 1967

    Do të gjëjmë “lumturinë tonë te partia ... dhe jo tek feja e zoti”

    B.S.

    Zëri i Popullit, 31 mars 1967

    «Të zhvillohen e të thellohen më tej inisiativat revolucionare
    të masave»

    “...kanë gjetur shprehjen e vet konkrete në luftën kundër
    besimeve fetare... punë e bërë është vetëm fillimi...”

    Zëri i Popullit, 8 Prill 1967

    «TË ÇRRENJOSIM PARAGJYKIMET FETARE»
    M. Xh.

    Nga Zëri i Popullit, 11 Qershor 1967

    “Arsimtarët tanë zotohen se do të ndihmojnë me të gjitha
    forcat për të djegur në zjarrin e revolucionit paragjykimet
    fetar”

    Zëri i Popullit, 12 prill 1967

    «Zhdukin Zakonet Prapanike»

    “... të ndalojnë lutjen e festave fetare . . . u mblodhën para
    disa ditëve për të djegur në zjarrin e arsyes e të bindjes
    zakonet prapanike e fetare.”

    Zëri i Popullit, 13 prill 1967

    «Arsimtari ynë të bëhet pishtar i përparimit në fshat»

    “Themelimi i revolucionit kultural . . . Drejtori i shkollës 8
    vjeçare të Kurdërisë tregoi për punën e madhe për të
    çrrenjosur nga masat paragjykimet fetare...”

    Zëri i Popullit, 19 prill 1967

    “Zëvendësojmë festat fetare ma ato kombëtare”

    Zëri i Popullit, 7 maj 1967


Nga shtypi shqiptar
për luftën
kundër fesë