Gazeta
JEHONA

    Pema e Krishtlindjes

    Një nga traditat më të pëlqyera që shoqërohet me
    kremtimin e krishtlindjeve është pema e krishtlindjes.  Kjo
    pemë, zakonisht një pemë halore me gjelbërim të
    qëndrueshëm, ose vendoset në oborr ose sillet në shtëpi,
    dhe zbukurohet me drita krishtlindjesh dhe me stoli ngjyra-
    ngjyra gjatë ditëve afër festës.  

    Sipas traditës, pemët e krishtlindjes nuk silleshin brenda
    dhe nuk zbukuroheshin deri në pragun e krishtlindjes (24
    dhjetor), dhe pastaj hiqeshin më 6 Janar.  Sot ndodh që
    njerëzit ta ngrenë pemën e krishtlindjes shumë kohë më
    përpara.

    Pemët kanë figuruar në festimet e lashta fetare para
    lindjes së krishterimit.  Sidoqoftë, nuk ka prova që tradita
    e pemës së krishtlindjes ka patur ndonjë lidhje me një fe
    tjetër.  Zakoni i sotëm rrjedh nga  protestantët e
    Gjermanisë në shek. XVI: pema e krishtlindjes përmendet
    për herë të parë në një kronikë të një shoqate tregëtare
    në Bremen në 1570 e cila tregon se si një bredh i vogël u
    zbukurua me mollë, arra, hurma, biskota dhe lule prej
    letre, dhe u ngrit në sallën e shoqatës për të kënaqur
    fëmijët e anëtarëve të shoqatës, të cilët i hëngrën këto
    gjëra të shijshme ditën e krishtlindjes.  Në fillim të shek.
    XVIII, ky zakon ishte përhapur në qytetet e Rajnlandës së
    sipërme.  

    Në fillim të shek. XIX, zakoni u bë i pëlqyer mes shoqërisë
    të lartë të Gjermanisë dhe pastaj u përhap në oborret
    mbretërore deri në Rusi.  Në Francë, pema e parë e
    krishtlindjes u zbukurua në 1840 nga dukesha e
    Orleansit.  Në Angli, pema e krishtlindjes hyri nga
    mbretëresha gjermane e Mbretit Xhorxh III.  Ideja u përhap
    në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara
    pas botimit të një ilustrimi të familjes mbretërore duke
    qëndruar përpara një peme krishtlindjeje.

    Pema e krishtlindjes shihet nga shumë njerëz si simbol i
    jetës së përjetshme.  Të krishterët besojnë që Jezu Krishti
    erdhi në botë për t’u dhënë njerëzve dhuratën e jetës së
    përjetshme duke vdekur mbi një pemë (kryqin) për të
    paguar mëkatin.   

    Shumë qytete ngrenë pemë të krishtlindjes jashtë, në
    sheshe, për kënaqësinë e të gjithëve.
           



Traditat e
krishtlindjes