Gazeta
JEHONA

“Ti s’je tolerant!”
Ne kete menyre m’u drejtua me nervozizëm nje
person me të cilin unë po flisja.  Përse më quante jo
tolerant?  Zerin nuk e kisha ngritur. . .  Dhe nuk i
kisha folur në mënyrë përçmuese apo fyese. . .  
Vetëm sa i kisha thënë qetësisht se besimi që ai
predikonte, për mua, ishte i gabuar.

Kur vjen fjala te feja, dihet që populli shqiptar
përgjithësisht është tolerant.  Gjatë muajve të fundit
kam dëgjuar të flitet më shpesh për këtë tëmë dhe të
jepen shpjegime të ndryshme për egzistencën e kësaj
tolerance si dhe rendësinë e forcimit të saj, sidomos
pas debateve për vendosjen e simboleve fetare në
vende publike.

Ndonëse është e rendësishme të ruajmë midis nesh
këtë tolerancë fetare, duhet të pranojmë gjithashtu
egzistencën e një lloj konkurence midis feve në
Shqipëri (si dhe në gjithë botën e lirë) ku secila fe
punon për të tërhequr sa më shumë njerëz në rrugën
e vet.  Cili është ai bari shpirtëror që nuk gëzohet kur
shikon një dele te re të hyjë në tufën e tij, edhe në
rast se ajo delja ka qënë, deri më dje, pjesë e një tufe
tjetër?  Bariu nuk i thotë asnjëherë deles- “Ik!” (Ujkut
po!).

Toleranca e vërtetë

Ne duhet të jemi tolerant ndaj feve të tjera.  Por cfarë
do të thotë tolerancë?  Toleranca fetare nuk do të
thotë që të  pranojmë se të gjitha fetë dhe bindjet janë
njësoj të mira.  Aq më pak të besojmë në çdo fe.  

Toleranca fetare nuk do të thotë që unë s’duhet të
kritikoj besimin e tjetrit.  Ajo nuk është një pengesë
për debatin dhe diskutimin e lirë.  Sigurisht që
toleranca kërkon që unë të debatoj gjithnjë me takt
dhe respekt për personin tjetër.  Dhe pa dyshim që
toleranca kërkon që unë të mos përdor dhunë, as
presion kundër besimeve të tjera.

Por toleranca fetare nuk ndalon konkurrencën e feve.  
Ai është parimi që rregullon konkurrencën.  Toleranca
fetare do të thotë që ti respekton të drejtën e tjetrit të
besojë ndryshe nga ty.  Dhe më shumë se sa kaq,
toleranca fetare do të thotë që ti respekton të drejtën
e tjetrit të ndryshojë bindjen e tij fetare, pavarësisht se
të pëlqen apo jo zgjedhja që ai merr.  Toleranca
fetare krijon një hapësirë për lirine e fesë – dhe është
pikërisht kjo liri që sigurohet për ne në Kushtetutën e
Republikës së Shqipërisë.

Ka disa njerëz që nuk janë dakort me këtë liri.  Ka
grupime në shoqërinë shqiptare që keqkuptojnë
tolerancën fetare.  Ata mendojnë që toleranca fetare
do të thotë që ti s’ke të drejtë të kritikosh bindjen e
tyre (pavarësisht që ata shpesh kritikojnë të tjerët!).

Ka edhe disa njerëz të cilët, ndoshta nga frika e
përçarjes, konceptojnë gabimisht tolerancën fetare si
një ligj që ndalon konkurrencën midis feve.  Toleranca
fetare, në mendjet e tyre, do të thotë që secili mund të
ndjeki rrugën e tij fetare të trashëguar (dhe vetëm atë
fe) dhe që askush të mos i predikojë askujt për
ndryshimin e fesë.  
Nën flamurin e tolerancës fetare, ata do të privonin
individin nga liria e tij për të zgjedhur vet besimin që i
pëlqen.  Dhe kjo nuk është toleranca e vërtetë.  Nuk
është kjo ajo lloj tolerancë që garanton ligji Shqiptar
apo edhe konventat ndërkombëtare që Shqipëria ka
nënshkruar.

Shembulli i tolerancës

Kur e sulmuan me fjalë – ai mbrohej me fjalë.  Debat i
lirë.  Kur e sulmuan me gurë – ai shmangej nga
konflikti.  Princ i paqës.  Kur e gozhduan në kryq - ai
nuk i mallkoi, por përkundrazi tha: “Atë, fali ata sepse
nuk dinë çfarë bëjnë”.  Ja, shpëtimtari i botës.


Tolerancë Fetare
Ç’është e ç’nuk është!