| Gazeta JEHONA |
Por nuk ka rrugë për skeptikët , as në atë kohë dhe as sot, që të shpjegojnë faktin se varri ishte vërtetë bosh pas ringjalljes së Jezusit. Kur gratë erdhën për të vajosur trupin e Jezusit ditën e tretë, të shqetësuara se kush mund të ishte gati për t’i ndihmuar ato të lëviznin gurin e rëndë, një engjëll u tha atyre se Zoti i tyre i dashur ishte larguar (Marku 16:6). Ka patur shumë dëshmitarë që na tregojnë se nuk mund të dyshojmë vërtetësinë e ringjalljes, në të vërtetë me qindra prej tyre. Pali (apostulli) shkruan: “ . . . iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve . . .”. Gjoni gjithashtu jep faktin se shumë individë e panë Jezusin pas vdekjes së tij në kryq. Bibla pohon në mënyrë të qartë se guri i varrit të Jezusit kishte lëvizur dhe se trupi i Shpëtimtarit tonë nuk gjendej më aty (Mateu 28). Një engjëll i Zotit në të vërtetë e kishte lëvizur gurin jo që të lejonte që Jezusi të dilte, sepse ai ishte larguar, por të na lejonte të futeshim për të parë vetë dëshminë e varrit bosh. Kjo e vërtetë e mahnitshme ende jehon në shpirtrat tanë sot: “Ai nuk është këtu; Ai është ngritur ashtu siç tha” (Mateu 28:6). Kjo është historia e vërtetë e Pashkës. N.K. |