Gazeta
JEHONA

    Sikur Jezusi të
    mos kishte lindur

    Sikur Jezusi të mos kishte lindur, bota sot do të ishte një
    vend krejt i ndryshëm.  Mjekësia e sotme u themelua nga
    ndjekësit e Jezusit.  Poashtu edhe krijimi i spitaleve.  
    Shumica e universiteteve të mëdha të botës u nisën nga të
    krishterët.  Madje krishterimi i hapi rrugën shkencës së
    sotme.  
    Sikur Jezusi të mos kishte lindur, skllavëria nuk do të ishte
    anuluar dhe shumë kultura barbare dhe të prapambetura
    nuk do të ishin qytetëruar.  Arsimi i masave dhe anulimi i
    skllavërisë u frymëzuan gjithashtu nga mësimi i Krishtit për
    vlerën e njeriut.
    Sikur Jezusi të mos kishte lindur gratë nuk do të ishin
    çliruar, mijëra shoqata bamirësie nuk do të ishin
    themeluar, dhe standarde më të larta drejtësie nuk do të
    ishin pranuar në shoqërinë evropiane dhe perëndimore.
    Sikur Jezusi të mos kishte lindur, shumë nga gjuhët e
    botës nuk do të ishin kodifikuar dhe shprehur me shkrim,
    artet dhe muzika nuk do të kishin arritur standardet e larta
    të Rilindjes dhe Amerika nuk do të ishte zbuluar nga
    Kolombi.
    Sikur Jezusi të mos kishte lindur, jetë të panumërta nuk do
    të ishin transformuar nga gjendja e thyer dhe e pashpresë,
    në anëtarë të vlefshëm të shoqërisë.
    Sikur Jezusi të mos kishte lindur, njeriu do të kishte mbetur
    në errësinën e mëkatit dhe injorancës.
    Lindja e Jezusit i ka sjellë transformim dhe të mira të
    pallogaritshme ekzistencës sonë fizike dhe shpirtërore.  Ai
    është vërtet Drita e Botës.