You need Java to see this applet.
Counter

Por nuk ka rrugë për skeptikët ,
as në atë kohë dhe as sot, që të
shpjegojnë faktin se varri ishte
vërtetë bosh pas ringjalljes së
Jezusit. Kur gratë erdhën për të
vajosur trupin e Jezusit ditën e
tretë, të shqetësuara se kush
mund të ishte gati për t’i
ndihmuar ato të lëviznin gurin e
rëndë, një engjëll u tha atyre se
Zoti i tyre i dashur ishte larguar
(Marku 16:6).

Ka patur shumë dëshmitarë që
na tregojnë se nuk mund të
dyshojmë vërtetësinë e
ringjalljes, në të vërtetë me
qindra prej tyre.  Pali (apostulli)
shkruan: “ . . . iu shfaq një herë
të vetme më shumë se pesëqind
vëllezërve . . .”. Gjoni gjithashtu
jep faktin se shumë individë e
panë Jezusin pas vdekjes së tij
në kryq.

Bibla pohon në mënyrë të qartë
se guri i varrit të Jezusit kishte
lëvizur dhe se trupi i
Shpëtimtarit tonë nuk gjendej
më aty (Mateu 28). Një engjëll i
Zotit në të vërtetë e kishte
lëvizur gurin jo që të lejonte që
Jezusi të dilte, sepse ai ishte
larguar, por të na lejonte të
futeshim për të parë vetë
dëshminë e varrit bosh. Kjo e
vërtetë e mahnitshme ende
jehon në shpirtrat tanë sot: “Ai
nuk është këtu; Ai është ngritur
ashtu siç tha” (Mateu 28:6).

Kjo është historia e vërtetë e
Pashkës.
N.K.