You need Java to see this applet.
Counter
Gazeta
JEHONA
SHËNDETI
Mbi Të Gjitha


Të ngrënët është një nga aktivitetet që na jep
më shumë kënaqësi dhe, edhe Perëndia
synonte që të ishte i tillë. Krijimi i tij është plot
me një varietet të mrekullueshëm ushqimesh
të shijshme, të ushqyeshme dhe të
shëndetshme. Megjithatë, po ato dëshira për
të ngrënë që i shtojnë jetës kënaqësi, po të
keqpërdoren, mund të na sëmurin. Benjamin
Franklin, një burrë shteti dhe patriot i
hershëm amerikan, vërente se “ne duhet të
hamë për të jetuar dhe jo të jetojmë për të
ngrënë”. Nga të gjitha praktikat dhe zakonet e
shëndetit, dieta është fusha ku mund ta
ndihmojmë vetveten më shumë.

Praktikat dietetike jo të përshtatshme
shkaktojnë probleme me peshën. Mbipesha
favorizon kushtet e rënda shëndetsore.
“Njerëzit që janë 30% mbi peshë kanë një
rrezik 70% më të lartë ndaj sëmundjeve
koronare të zemrës, sesa ata me peshë
normale” (The Wellness Encyclopedia, f. 23).
Njerëzit mbi peshë janë gjithashtu më të prirur
për të vuajtur nga hipertensioni.   

Rregullat dietetike në ligjin e Perëndisë ishin
ndoshta një faktor për jetëgjatësinë. Në
kohën e mbretit David duket se të rriturit
arrinin moshën 70 vjeçare (Psalmi 90:10).
Shumë të tjerë jetonin edhe më gjatë. Në
kohët moderne, deri në vitin1955, jetëgjatësia
nuk i arrinte të shtatëdhjetat. Bibla jep
gjithashtu lista të detajuara të atyre kafshëve,
zogjve dhe peshqve që nuk janë të
përshtatshëm për t`u konsumuar nga njerëzit
(Levetiku 11:1-30; Ligji i Përtërirë 14:3-20).
Perëndia nuk përmend se përse këto krijesa
nuk duhet të hahen, por studimet kanë
treguar se ka lidhje midis problemeve të
ndryshme shëndetësore dhe konsumimit të
disa prej këtyre ushqimeve të ndaluara.

Fjala e Perëndisë flet gjithashtu për
rendësinë e ushqimit shpirtëror.  Ashtu
sikurse trupi ka nëvojë për ushqim të mirë,
edhe mendja ka nëvojë për një ushqim
cilësor.  Bibla përdor disa herë fjalët
"qumësht" dhe "ushqim" për të përshkruar
fjalën e Zotit.

Jezus Krishti tha: "Njeriu nuk rron vetëm me
bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e
Perëndisë".
(Mat 4:4)

Që në kohët e lashtë Jobi e kishte kuptuar të
vërtetën e kësaj fjale.  Ai tha: 'Përfitova më
shumë nga fjalët që kanë dal nga goja e
Perëndisë sesa nga racioni im i ushqimit'.

Fatkeqësisht njerëzit sot po kushtojnë pak
rëndësi se me çfarë po e ushqejnë shpirtin.  
Duket sikur Apostulli Pal fliste për ditët e
sotme kur tha: "Perëndia e tyre është barku
dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata
mendojnë vetëm për gjerat tokësore" (Filip 3:
19).  Bejmë mirë të dëgjojmë paralajmërimin e
tij: "Gjellët janë për barkun dhe barku për
gjellët; por Perëndia do të shkatërrojë edhe
këtë edhe atë" (1 Kor 6:13).

Krishti na këshilloi: "Mos punoni për ushqimin
që prishet por për ushqimin që mbetet për
jetë të përjetshme" (Gjoni 6:27).

Lidhur me ushqimin frymëror, i dërguari i
Perëndisë shtoi: "Buka e Perëndisë është ai
që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës".  Cili
është ai?  Jezusi tha: "Unë jam buka e jetës;
kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri
dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më
kurrë etje" (v33,35).

Dhe Isaia, ai profeti i Perëndise, iu drejtuar
njerëzve gati 3000 vjet më parë: "O ju të
gjithë që keni etje, ejani tek ujërat, dhe ju që
nuk keni para ejani, blini dhe hani!  Ejani blini
pa para dhe pa paguar verë dhe qumësht!  
Pse shpenzoni para për atë që nuk është
bukë dhe pse mundoheni për atë që nuk të
ngop?  Dëgjomeni me kujdes dhe do të hani
atë që është e mirë, dhe shpirti juaj do të
shijojë ushqime të shijshme" (Isaia kapitulli
55).

Jehona e zerit të tij dëgjohet edhe sot.
________________________
"Të hamë për të jetuar dhe jo
të jetojmë për të ngrënë"
________________________