| Gazeta JEHONA |
|||
Çfarë duhet të bëjmë për të qenë prindër të mirë për fëmijët? Bibla është plot këshilla mbi rritjen e fëmijëve, dhe, madje, plot me shembuj për njerëz që nuk e bënë mirë këtë punë. Një përmbledhje e shkurtër e asaj që thotë Bibla mund të jetë këshilla që jepet te Ef. 6:4: "Dhe ju, etër, mos i provokoni për zemërim fëmijët tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit." Gjëja më e mirë që duhet bërë për të qenë prindër të mirë për fëmijët është të bëhemi modele të mirë për ta. Nëse i trajtojmë siç duhet, me dashuri, nuk mund të gabojmë shumë. Dhe për ata që kanë qenë abuzivë në rritjen e fëmijëve, nuk është tepër vonë që të ndryshojnë. Kjo nuk do të thotë që fëmija do ta pranojë ndryshimin, ose se do të reagojë ndryshe, por ia vlen si fillim drejt ripërtëritjes së një marrëdhënieje të drejtë me fëmijën. Në fakt, të duash fëmijën në mënyrë të krishterë, nuk do të thotë që s'mund t'i ndëshkojmë dhunimet e rregullave, "Sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen." (Heb. 12:6) "Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj." (Fj. 22:15) "Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënën e vet." (Fj. 29:15) Dhe "Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë." (Fj. 13:24) Citova vetëm tre pasazhe nga Fjalët e Urta. Kjo e ka një arsye sepse, i gjithë libri i Fjalëve të Urta përbën këshilla për një bir sesi të jetojë, përfshi dhe mënyrën e rritjes së fëmijëve. Ky libër është plot me këshilla si të trajtojme njerëzit, madje dhe fëmijët tanë. Lexoje. Edhe Ligji i Moisiut tha se është e nevojshme që t'i rritim fëmijët në mënyrën e Perëndisë. “Do t'i shtini këto fjalë në zemrën dhe në mendjen tuaj, do t'i lidhni si shenjë nëdorë dhe do të jenë si ballore midis syve; do t'ua mësosh bijve të tu, duke u folur për to kur rri ulur në shtëpinë tënde kur ecën rrugës, kur rri shtrirë dhe kur çohesh; do t'i shkruash në shtalkat e shtëpisë tënde dhe mbi portat e tua, me qëllim që ditët tuaja dhe ditët e bijve tuaj, në vendin që Zoti është betuar t'u japë etërve tuaj, të jenë të shumta si ditët e qiellit mbi tokë." (LiP. 11:18-21) Nëse i mësojmë në udhën e Perëndisë qysh herët dhe shpesh, ata do të rriten dhe do të bëhen të rritur të bindur. NK. |
|||
| Çfarë thotë Bibla rreth... Rritjes së Fëmijëve? |