Koha e harxhuar kot

A keni një orë ose sahat me një
akrep që mat sekondat?  Ndaloni dhe
vini re lëvizjen e atij akrepi ndërsa
kalon një minute tik-tak.
Natyrisht, ato sekonda janë mënyra
se si ne masim kohën, dhe koha
është vetë thelbi i jetës sonë.  Kur të
keni arritur moshën 75 vjeç, ora do të
ketë bërë tik-tak për afro 2.5 miliardë
sekonda.
Bernard Berenson, një kritik artistik
me famë mbarëbotërore, e kishte
shumë qejf jetën.  Madje edhe kur
sëmurej, ai shijonte çdo moment.  
Pak para vdekjes së tij në moshën 94
vjeç, ai i tha një shoku, “Unë do të
isha gati të qëndroja në rrugë me një
kapele në dorë duke iu lypur
kalimtarëve të hidhnin atje minutat e
tyre të papërdorura.” Oh, sikur edhe
ne të mësonim të merrnim seriozisht
vlerën e kohës!
B.P.