| Gazeta JEHONA |
||||
Orgjina e dhuratave të Krishtlindjes Gjatë 100 viteve të fundit në Evropë, dhe këto kohët e fundit edhe në Shqipëri, Krishtlindja është kthyer në një kohë kur mund t’u dhurosh dhurata familjes dhe miqve. Pa dyshim që zakoni i dhuratave është i vjetër. Në lashtësi një princ i bënte dhuratë njërit prej vartësve të tij për të treguar ndaj tij nder të veçantë, ose një fisnik i bënte dhuratë një mbreti për të treguar respekt ndaj tij. Në po këtë mënyrë u bënë dhuratat e para të Krishtlindjes nga një grup fisnikësh të cilët udhëtuan shumë për të parë foshnjën Jezus. Ata u shprehën kështu: “Ku është mbreti i judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në lindje dhe erdhëm…” (Mateu 2:2). Kur e gjetën ata i dhuruan Atij ar, temjan dhe mirrë. Dhuratat e fisnikëve, (të njohur ndryshe edhe si dijetarë), i përshtateshin Jezusit, sepse shprehnin atë që Jezus Krishti ishte në të vërtetë, në vetvete. Ata i dhuruan ar Ari, në vetvete ka vlerë të kuptueshme. Ai gjithmonë mendohej si simbol i pushtetit dhe pasurisë së madhe. Ka qenë dhe është i çmuar dhe i vlefshëm në gjithë kohërat dhe në gjithë kulturat. Është dhuratë që i përshtatet një anëtari të një familjeje mbretërore. Është dhurata e duhur, sepse Jezus Krishti është me të vërtetë Mbret mbi mbretër. “Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër, që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave qiellore , tokësore dhe nëntokësore, dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezus Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë At' .”1 Ata i dhuruan temjan Ka mbi 17 referime për temjanin në Bibël. Ai përdorej si aromë e shenjtë. Aroma ceremoniale e judenjve përbëhej nga katër ‘aroma të ëmbla’ , një prej të cilave ishte temjan i pastër. Përmendet shpesh në pesë librat e Moisiut. Temjani i pastër ofrohej në tempull çdo ditë Sabati (dita e shtunë). E parqisnin me një dhuratë që e nderonte Zotin si të Shenjtin. Vini re se çfarë bënë dijetarët kur gjetën fëmijën e Shenjtë: “Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ... temjan.”2 Ata e adhuruan Krishtin sepse ai është i Shenjtë! Ata i dhuruan mirrë Mirra është një rrëshirë aromatike e përftuar nga pemë dhe shkurre të ndryshme në Indi, Arabi dhe Afrikën lindore e cila përdoret në përgatitjen e parfumeve. Edhe para se t’i bëhej kjo dhuratë foshnjës Jezus, mirra ishte një nga artikujt më të dëshiruar dhe më të kërkuar në botë. Në Bibël, ajo përmendet më shumë se 22 herë. Në lashtësi, mirra e kuqërremtë përdorej për të ruajtur mumjet dhe për balsamosje. Fëmija i Shenjtë lindi që të vdiste. Ai lindi që të ishte mbajtësi i mëkateve, Qengji i Perëndisë për flijim i cili do të merrte gjithë mëkatet tona mbi vete që ne të kemi jetë të përjetshme. Profeti Isaia profetizoi: “Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve. i keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin nuk e hapi gojën.”3 Ata u paraqitën para tij me një dhuratë që e nderonte atë si Shpëtimtari që do të vdiste për ne. Çfarë do t’i jepni ju Krishtit? Si mbret, mbi gjithçka ju i detyroheni atij, besnikërinë tuaj. Si i Shenjti, i detyroheni atij, adhurimin tuaj. Si Shpëtimtar, ne i detyrohemi atij, jetët tona, gjithçka tonën, sepse ai pagoi për shpëtimin tonë me gjakun e tij. Jezus Krishti është i denjë të marrë pushtet, fuqi, nder, lavdi dhe bekim. Nuk do të arrijmë asnjëherë t’i japim aq sa i takon Krishtit. Ai është i denjë që ne ta besojmë, që t’ i besojmë gjithçka, për gjithçka dhe mbi gjithçka; ta duam më shumë se ndonjë tjetër, në kundërshtim me ndonjë që kërkon të krahasohet me të; ta ndjekim, kudo që mund të na drejtojë, në të mirë dhe në të keqe, ta parapëlqejmë më shumë se rehatia, kënaqësia, pasuria, se gjithçka tjetër. Krishti është i denjë të jetë shembulli ynë, miku ynë më i mirë dhe mbreti ynë. Ai është i denjë për çdo gjë që kërkon, për gjithçka që mund t’i japim, dhe për gjithçka që ata që e kanë ndjekur kanë bërë për të ose kanë vuajtur për çështjen e tij. 1. Filipianëve 2:9-11 2. Mateu 2:11 3. Isaia 53:6-7 |
||||
| Historiku i dhuratëve të para të krishtlindjes |