Gazeta
JEHONA

Në 19 prill 1906 toka e SAN FRANÇISKO-s
u tund për më pak se 1 minutë, por mbi
1000 njerëz vdiqën. Një minutë mund të jetë një kohë e gjatë.
Në një minutë sytë mbyllen 180 herë, një orë dixhitale bën 1.800.000 rrahje.
Thuhet se çdo minutë Paul McCartney fiton 100 euro, dyqani i famshëm
Harrods merr $20,000 nga shitjet, ndërsa Banka Angleze National
Westminster fiton 40 000 sterlina.
Në Shqipëri pihen 2000 kafe, hahen 3000 vezë dhe pihen rreth 7000 cigare,
të gjitha këto brenda 60 sekondash.
Në një minutë një kërmill mund të ecë 8 cm, Carl Lewis mund të vrapojë 600
metra, kurse Toka lëviz 176 000 km në orbitën e vet.
270 milionë litra ujë rrjedhin mbi ujëvarat e Niagarës çdo minutë.  Në çdo
minutë lind një fëmijë (në fakt, 480 fëmijë lindin çdo minutë).
Brenda një minute çdo person mund të bëjë një nga këto veprime:  të
gënjejë, të bëhet hajdut, të blasfemojë emrin e Zotit, të ndotë gojën, të
humbasë pastërtinë e tij.
Vdekja mund të ndodhë në një minutë gjithashtu.
Bibla na mëson se një ditë Jezu Krishti do të kthehet përsëri në tokë. Ai nuk
do të shfaqet si një fëmijë, por si "Mbret mbi mbretër", për të gjykuar gjithë
njerëzit e botës. A mund ta dimë minutën kur do të vijë?
Në një minutë ti mund të lutesh. Një fajtor u lut në këtë mënyrë: ‘Zot, ji i
mëshirshëm me mua mëkatarin'. Jezusi tha se këtij burri i ishin falur mëkatet.
Ndoshta u deshën vite të formulohej kjo lutje, por u desh vetëm një minutë
për t'u lutur dhe përjetësia për ta gëzuar përgjigjen.
Ndërsa hajduti që u kryqëzua me Jezu Krishtin u lut: 'Zot, më kujto mua kur
të vish në mbretërinë tënde', Jezusi i premtoi atij që do të ishte me të në
parajsë
Në një minutë të vetme ti mund të kthehesh te Zoti, dhe po në një minutë
shpirti yt mund të humbasë.
Mjaftoi vetëm një minutë dhe Krishti i dha shikim të verbërit, dëgjim të
shurdhrit, bukë të uriturit, fuqi të çalit, shërim lebrozit dhe jetë të vdekurit.
Por ai qëndroi qindra minuta në dhimbje të paimaginueshme për të paguar
ndëshkimin e mëkateve tuaja. Mëkati është kaq serioz, saqë Perëndia
dërgoi Jezu Krishtin për të qenë shpëtimtari i botës. Krishti, princ i jetës,
erdhi në tokë që të kryqëzohej dhe të vdiste për ne. Ishte Krishti, pra, ai që i
mori mëkatet mbi vete. Duke paguar çmimin e plotë të mëkatit tonë, ai vdiq.
Në një minutë madhështore ai thirri në mënyrë triumfuese: 'U KRYE!'  Ai
ishte sakrifica për mëkatet tona.
Krishti u varros dhe tri ditë më vonë u ringjall. Tani që ka shkuar në qiell, ai
është i gatshëm të jetë shpëtimtari yt.  Dhe sa minuta të tjera do të harxhosh
përpara se t'i kërkosh Zotit të të falë dhe të të drejtojë në rrugën e tij?
Ndoshta nuk ke dhe aq minuta sa mendon për jetën tënde.  Ti nuk do ta
përjetosh më këtë minutë. Ajo nuk përsëritet. Ndoshta Zoti po flet me ty. A
do ta besosh Krishtin si Zotin dhe shpëtimtarin tënd? Kërkoji atij të të falë
dhe të të drejtojë jetën. Kjo mund të jetë minuta për të cilën ke lindur, mund
të jetë minuta që ti hyn në rrugën e Perëndisë, mund të jetë minuta që do të
ndryshojë ty përgjithnjë.

                                                                                                      R.C.


Më falni, a keni
një minutë kohë?