You need Java to see this applet.
Gazeta
JEHONA
Lajme të mira
A duan njerëzit të
dëgjojnë lajme të
mira?  Me sa duket
jo.  Lajmet për
vrasjet dhe krimet
janë më interesante.  
Gazeta ‘Lajmi i Mirë’
në Sakramento,
Kaliforni, botoi vetëm
lajme të mira - dhe
falimentoi pas 3
vjetësh.    B.P
Vdes në moshën 109 vjeçare, ushtari i fundit i
armëpushimit të krishtlindjes së 1914-ës

Historia e ushtarëve që spontanisht ulën pushkët ditën e
krishtlindjes 1914 është kthyer në legjendë.  Alfred
Anderson, veterani i fundit i cili mori pjesë në
armëpushimin e krishtlindjes (gjatë Luftës së Parë
Botërore) vdiq gjatë gjumit në moshën 109 vjeç.
Alfred Anderson, i cili lindi në 1896, ishte 18 vjeç në 25
Dhjetor 1914, kur trupat britanike dhe gjermane dolën
nga llogoret e tyre dhe kaluan tokën neutrale për të
shtrënguar duart dhe kënduar këngët e krishtlindjes.  
Dihet që ushtarët luajtën futboll së bashku duke përdorur
helmetat prej çeliku si shtylla goli. Armëpushimi i
paautorizuar u përhap në një pjesë të madhe të Frontit
Perëndimor prej 800km, ku më shumë se një milion
ushtarë po fushonin.
Duke kujtuar armëpushimin, Z. Anderson tha vjet:
"Gjithçka që kisha dëgjuar për dy muaj në llogore ishte
vringëllimi, plasja dhe vërshëllimi i plumbave, automatikët
dhe zërat e largët gjermanë.
"Por atë mëngjes ishte heshtje e plotë mbi gjithë tokën, sa
të shihte syri. Ne bërtitëm 'Gëzuar krishtlindjet'. Ishte një
paqe e shkurtër në një luftë të tmerrshme."
Një zëdhënës për kishën e komunës Alyth, tha që Z.
Anderson ishte një "njeri shumë i hirshëm dhe i thjeshtë" i
cili ruajti kthjelltësinë mendore deri në fund.
"Ai ishte veterani i fundit që shërbeu gjatë Luftës së Parë
Botërore në 1914 dhe ai jetoi një jetë me të vërtetë të
dallueshme," tha ai.

Burimi: Gazeta “Daily Telegraph”