Gazeta
JEHONA

     Ai është gjallë!

    E dimë se trupi i Jezus Krishtit ishte vendosur në një varr dhe
    se varri ishte vulosur. Dhe e dimë se tre ditë më vonë varri
    ishte i hapur dhe bosh. Shumë njerëz janë përpjekur
    shpjegojnë këtë fenomen, por nuk ka ndonjë shpjegim bindës
    përveçse faktit se Jezusi u ngrit ashtu siç premtoi se do të
    bënte. Dëshmia është e qartë: Krishti u ngrit nga varri, jo
    vetëm në një kuptim shpirtëror por edhe fizikisht po ashtu.
    Autoritetet bën çfarëdo që mundën për ta parandaluar këtë
    mrekulli, por Jezusi i ringjallur doli nga varri i tij, i ripërtërirë
    dhe i lavdishëm. Mes gjithë udhëheqësve fetarë që kanë jetuar
    në shekujt e shkuar, Krishti është i vetmi që jeton ende....

    Gjatë gjithë kohës Krishti kishte pohuar se ai do të vdiste dhe
    do të ngrihej përsëri duke arritur deri atje sa të thoshte se
    ringjallja e tij do të ishte e vetmja shenjë e sigurtë se ai vërtetë
    ishte Shpëtimtari i premtuar (Mateu 12:38-40).

    Por nuk ka rrugë për skeptikët , as në atë kohë dhe as
    sot, që të shpjegojnë faktin se varri ishte vërtetë bosh
    pas ringjalljes së Jezusit. Kur gratë erdhën për të
    vajosur trupin e Jezusit ditën e tretë, të shqetësuara se
    kush mund të ishte gati për t’i ndihmuar ato të lëviznin
    gurin e rëndë, një engjëll u tha atyre se Zoti i tyre i
    dashur ishte larguar (Marku 16:6).

    Ka patur shumë dëshmitarë që na tregojnë se nuk
    mund të dyshojmë vërtetësinë e ringjalljes, në të
    vërtetë me qindra prej tyre.  Pali (apostulli) shkruan: “ .
    . . iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind
    vëllezërve . . .”. Gjoni gjithashtu jep faktin se shumë
    individë e panë Jezusin pas vdekjes së tij në kryq.

    Bibla pohon në mënyrë të qartë se guri i varrit të
    Jezusit kishte lëvizur dhe se trupi i Shpëtimtarit tonë
    nuk gjendej më aty (Mateu 28). Një engjëll i Zotit në të
    vërtetë e kishte lëvizur gurin jo që të lejonte që Jezusi
    të dilte, sepse ai ishte larguar, por të na lejonte të
    futeshim për të parë vetë dëshminë e varrit bosh. Kjo e
    vërtetë e mahnitshme ende jehon në shpirtrat tanë sot:
    “Ai nuk është këtu; Ai është ngritur ashtu siç tha”
    (Mateu 28:6).

    Kjo është historia e vërtetë e Pashkës.
                                                                           N.K.


M e s a z h i  
i  P a s h k ë s