| Gazeta JEHONA |
||||
Luftova kundër Zotit Çfarë marrëzie! Çmenduri! U bëmë ne të mohojmë Zotin? U bëmë ne të hedhim poshtë atë që na krijoi! A e mohon njeriu babanë e tij? Apo e mohon nënën? Mëgjithatë, ne mohuam Bërësin tonë. A thua se e vramë Zotin? Ç’kujton, se e krijuam ne Zotin dhe se ne mund ta zhdukim atë? Ç’jemi ne? Apo na duket vetja më të lartë nga Perëndia, më të fortë, apo më të zgjuar? Si mendon? A e formuam ne botën dhe qiellin? A ishim ne që shpalosem yjet në qiell? Apo vendosëm ne jetën në tokë? Sa turp! Çfarë mosmirënjohjeje! Duke quajtur vetën të urtë u bëmë të marrë. Si mund të shpërfillësh Perëndinë? Pyetni veten: Nga burojnë të mirat që kemi? Kush na e fali fuqinë, zgjuarsinë? Kush t’i dhuroi sytë, gojën? Kush i formoi ato? Kësaj i thonë “Ai me bukë e ne me gurë”. Grindemi e zihemi me njeri-tjetrin dhe tani duam të luftojmë me bërësin tonë. Me kë do të luftosh? Kundër kujt do të qëllosh? Plumbat nuk arrijnë dot aq lart. Mos harro që, vjen koha dhe plumbat kthehen prapë poshtë, pastaj mbi kokën e kujt do të bien? Por më thuaj: çfarë i ndodh shërbëtorit që e ngre krye kundër mbretit? Dhe çfarë i ndodh ushtarit nqs qëllon mbi komandantin e tij? Apo, qenit që kafshon dorën e të zotit...? Ne nuk i bëjmë dëm Zotit. Nuk i shkaktojmë dot plagë Perëndisë. Por jemi të vet plagosur. Të këqiat ja bëmë vetëm vetës sonë, dhe atyre që do të jenë aq të marrë, sa të na ndjekin në këtë rrugë. U bëmë ne të mohojomë Zotin! E kush? Ne! Ne që jemi krijuar prej Atij. U bëmë ne të mohojmë të përjetshmin! E kush? Ne, që jemi veçse disa kalimtarë në këtë botë. Se ç’na u duk vetja! I hapëm gropën vetes. Dhe si do t’ia bëjmë tani për të dalë prej këndej? A thua do të ketë shpëtim për ne? A ka rrugë për t’u kthyer mbrapa? I lutem Zotit që ta gjejmë... |
||||
| REFLEKTIM |