Gazeta
JEHONA


    Lojrat e para Olimpike
    Lojrat e para Olimpike të njohura gjithashtu edhe si
    “Olimpiadë” filluan në Greqi në vitin 776 P.K. dhe u
    zhvilluan në Olimpian e lashtë. Lojrat zhvilloheshin çdo
    katër vjet. Periudha ndërmjet atyre katër viteve quhej
    “Olimpiadë” dhe konsiderohej si periudhë parapërgatitore
    për atletët. Lojrat vazhduan deri në vitin 393 P.K.
    Në kohët e lashta e drejta për të marrë pjesë në Lojrat
    Olimpike iu jepej gjithë grekëve të lirë.  Ndërkohë gratë e
    kishin të ndaluar të merrnin pjesë në Lojrat Olimpike apo
    edhe t’i ndiqnin ato. Sigurisht as skllevërit nuk lejoheshin
    të konkuronin.
    Lojrat u dedikoheshin perëndive të grekëve të lashtë dhe
    kombinonin aktivitetet atletike me rituale fetare. Dita e
    parë i dedikohej flijimeve për perënditë. Çmimet që u
    jepeshin atletëve nuk kishin vlerë materiale. Qëllimi i
    atletëve ishte të fitonin për lavdinë, nderin dhe mbi të
    gjitha mbështetjen e perëndive. Megjithatë, përfitimet për
    fituesit ishin shumë të rëndësishme dhe ata vetë
    ktheheshin në qyetetet e tyre si heronj.
    Pa dyshim që atletët dhe sportistët e sotëm kanë motive
    të ndryshme në dëshirën e tyre për të dalë mirë në lojrat
    olimpike dhe, edhe pse nuk adhurohen më të
    ashtuquajturit perëndi grekë, ka nga ata atletë që i japin
    lavdi Zotit të vërtetë që u jep atyre një aftësi kaq të
    madhe fizike.

HISTORI