Gazeta
JEHONA
Vitrinë Libri Vitrinë Libri Vitrinë Libri

Botohet në gjuhën shqipe, nga shtëpia
botuese Shigjeta, një nga librat më në
zë përsa i përket historisë së Pashkës.

Titulli i librit vjen nga historia e varrimit dhe e ringjalljes së
Krishtit.  Pasi e varrosën trupin e Jezuit në një varr-shpellë, i  
rrokullisën në hyrjen e varrit një gur të madh për ta mbyllur.
Disa roje romake u caktuan për ta ruajtur varrin.  Në ditën e
tretë varri ishte hapur dhe bosh.  Shtrohet pyetja: Ku shkoi
trupi?  Kush e lëvizi gurin?

Autori i librit ishte një jurist anglez i respektuar, Frank Morrison,
i cili filloi hetimet me qëllim që të përgënjeshtronte të dhënat
për ringjalljen e Krishtit.  Franku kishte ndërmend të shkruante
një raport për ditët e fundit të Jezuit.  Ai mendoi se një
paraqitje e logjikshme e jetës së Jezuit do ta zhvlerësonte
ringjalljen krejtësisht.  Por, kur hyri në analizën e fakteve, me
gjithë shkollimin që kishte si jurist, iu desh ta ndryshonte
mendimin.  Më në fund, shkroi librin që u bë best-seller (më i
shituri) “Kush e lëvizi gurin?”.  Kapitulli i parë titullohet: “Libri që
refuzoi të shkruhej”, ndërsa në kapitujt e tjerë flitet
vendosmërisht për të dhënat e ringjalljes së Krishtit.


“Kush e lëvizi
gurin?”