Gazeta
JEHONA

Krishterimi është feja më e vjetër në Shqipëri.  Rrenojat e kishave
në mbarë vendin dëshmojnë qartë për nje gjë të tillë.  Por sa e
vjetër është feja e krishterë në vendin tonë?

Është e qartë se themelet e krishterimit në Shqipëri janë hedhur
nga vet apostujt e Jezus Krishtit.  Besimi në Krishtin është
predikuar për herë të parë në Evropë nga shën Pali, i cili predikoi
“gjer ne Illiri” sipas Dhiatës së Re.  Egzistenca e rrugës romake
‘via egnatia’ që kalonte përmes Shqipërisë, të bind që predikuesit
e parë të krishterë duhet të kene përhapur lajmin e tyre në
brendësi të Shqipërisë ndërsa udhëtonin në drejtim të Romës.

Historiani Farlati shkruan për kishën e Durrësit se ajo është më e
lashta në Shqipëri, dhe se u themelua prej apostullit Pal ndërsa ai
po predikonte në Ilir dhe në Epir.  Thuhet se në vitin 59 të
shekullit e parë, kishte 58 familje të krishtere në Durrës.

Francezi Lavardin, historian i Skëndërbeut, duke shkruar në vitin
1576 për antikitetet e Dukagjinit në malësitë e Shqipërisë, tha:
“Në pjesën e brendshme të kësaj krahinë shihen disa shënime
apo dëshmi prej të cilave është e dukshme se Shën Pali Apostulli
i predikoi popullit Ligjin e Birit të Perëndisë.”

Është plotësisht e mundur që Pali të ketë vizituar edhe Shqipërinë
e Jugut.  Duke i shkruar Titit, Pali thotë: “Shpejto të vish tek unë
në Nikopol, sepse atje vendosa të dimëroj”.  Ndonëse në atë
kohë, kishte disa qytete me emrin “Nikopol”, ka arsye të forta për
të besuar që Pali po bënte fjalë për Nikopolin e Epirit.  Ky ishte
një qytet kryesor i Epirit, i lidhur me rrugën Egnatia edhe me
Durrësin me një rrugë që kalonte përmes Butrintit.

Ndërkohë qendrimi në Shqipëri të Titit, bashkëpuntorë i Palit, nuk
dyshohet aspak.  Gjatë burgimit në Romë, Pali shkruan se Titi
kishte shkuar në Dalmaci, një krahinë e Ilirikut.

Ka dëshmi edhe për predikimin e apostullit Andrea në afërsi të
Shqipërisë, pasi shën Gregori i Nazianizit në vitin 380 pas Krishtit,
e lidh emrin e tij me Epirin.

Duke konsideruar se sa e hershme është krishterimi në Shqipëri,
na lind një keqardhje që pushtimet e mëvonëshme si dhe lufta
ideologjike ka penguar lulezimin e besimit në Birin e Perëndisë.  
Më të vërtetë, sot është një ditë e bardhë për popullin shqiptar
sepse na ka ardhur koha të rizgjojmë besimin ndaj Shpëtimtarit të
kombëve.

«Si do të shpëtojmë ne, nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim
kaq të madh?» Bibla.


Krishterimi
Feja Shqiptare