Gazeta
JEHONA

Biografia
Kirsty Balfour (lindur më 21 Shkurt 1984 në Edinburg, Skoci)
është një notare skoceze në stilin pashë.  Ajo fitoi medaljen e
artë në stilin pashë në 200 metra në Kampionatin Evropian më
2006-ën dhe mori të argjendën në të njëjtën garë në
Kampionatin Botëror më 2007-ën. Në Lojrat Olimpike në Beijing
ajo do të konkurojë në 100 dhe 200 metra në stilin pashë.

Kirsty Balfour – Medaliste e Artë Skotceze

Kirsty u bë besimtarë në një moshë të vogël, pasi u rrit duke
shkuar në kishë çdo të dielë. “Mendoj se isha shtatë vjeç kur ia
dhashë jetën Jezusit’, kujton ajo. Megjithatë, ajo filloi të
mendonte më seriozisht për atë që besonte vetëm pak vite më
parë. ‘Arrita në atë pikë ku duhej përsëri të mendoja mirë çdo
gjë që besoja dhe tani kam bërë një përkushtim të vendosur për
të ndjekur Jezus Krishtin. Në vitet e fundit marrëdhënia ime me
Jezusin është bërë më e fortë dhe ndihem më afër me
Perëndinë’.

“Unë lutem para garave dhe kur jam në ujë’, zbulon ajo. ‘Një
nga vargjet e mia të parapëlqyer në Bibël ka qenë: ‘Unë mund
të bëj çdo gjë me anë të Krishtit që më jep forcë’*. Është një
varg shumë i thjeshtë, por kur stërvitem ose jam në garë, duke
u ndierë sikur do të vdesë, e di që Perëndia është me mua në
ujë dhe do të më mbështesë”.

Si notare në stilin pashë, Peni Heins e Afrikës së Jugut, është
një prej heronjve të saj: “Njëherë lexova një citim shumë të
bukur nga Peni. ‘Noti ka qenë në një farë mënyre ‘klasa’ ime ku
Perëndia më mëson kaq shumë për aftësinë e tij dhe besim në
të. Më pëlqen ndjesia e kënaqësisë që marr kur kam bërë
stërvitje ose garë dhe e di që ia dhashë atij gjithë qenien dhe
zemrën time në çdo çast që notoja. Është adhurimi më i mirë që
mund t’i ofroj atij’. Këto janë fjalë shumë të mëdha. Është e
vështirë ta bësh këtë kur je me të vërtetë e lodhur. Në një
sesion stërvitjeje plot mundim duhet t’ia kushtoj atë gjithashtu
Perëndisë.”

Arritja më e madhe e karrierës së saj ishin Lojrat Olimpike në
Athinë: “Ishte diçka e mahnitshme. Ishte shumë bukur vetëm të
ishe atje. Isha shumë mirënjohëse që kisha rastin të shkoja dhe
të përfaqësoja Britaninë në një ngjarje të tillë. U përpoqa ta
vlerësoja atë, të shijoja përvojën dhe të mos shqetësohesha
shumë për shfaqjen time. Nga Athina kam veç kujtime të bukura.
Bëra më të mirën që mundesha. Ishte fantastike të ishe pjesë e
finaleve në Lojrat Olimpike”. Në Lojrat Olimpike në Beijing ajo do
të konkurojë në 100 dhe 200 metra në notë.

Sourse: CIS

*Filipianëve 4:13
Kirsty Balfour –
Medaliste e
Artë Skotceze