Gazeta
JEHONA
 “Jam Ateist!”

Një student i ri dhe i shkathët më mbërtheu dhe me bindje
dhe me pasion më foli për çështjet e filozofisë dhe të fesë
duke arritur në kulmin e argumentit të tij me deklaratën: ‘Unë
jam një ateist!’

E pyeta: “A je i sigurt për këtë që thua?”

“Jam plotësisht i bindur. E kam menduar mirë. E kam parë
nga çdo këndvështrim. Dhe me bindje mund të them se ‘Nuk
ka Zot’.”

Dhe biseda vazhdoi kështu:

“Atëherë a mund të kem nderin të të jap dorën?”

“Me patjetër mund të më japësh dorën, por s’ke përse e
quan nder.”

“Por është.  S’e ke idenë se sa i gëzuar jam. Në qoftë se më
jep dorën do ta mbaj mend këtë ditë për gjithë jetën time.”

“Pse e thua këtë?”

“Sepse je njeriu më i veçantë dhe më i jashtëzakonshëm që
kam takuar ndonjëherë.”

“Kjo po bëhet qesharake.  Unë jam veçse një person ordiner
që është i bindur se nuk ka Zot.  Pse të duket kjo kaq e
jashtëzakonshme?”

“Përse?  Sepse unë kurrë deri sot s’kisha takuar një njeri që
të ketë jetuar gjatë gjithë historisë, dhe të ketë shkuar në çdo
anë të universit, edhe që ka arritur të mësojë të gjitha gjerat
që mund të mësojë njeriu.  Dhe.…”

“... Por dale, ende s’ke takuar një të tillë.”

“Atëherë, më ler të të bëj disa pyetje:  Në qoftë se ti s’ke
jetuar gjatë gjithë historisë, a nuk pranon mundësinë që
Perëndia t’i jetë shfaqur njeriut në kohën para se të lindësh
ti?  Dhe në qoftë se s’ke shkuar në çdo anë të universit, a
nuk thua që është e mundur që Perëndia të ekzistojë por në
një vend që ti s’ke vajtur ende?  Dhe duke qenë se ti
pranove që nuk di gjithçka, a nuk thua që mund të ketë
prova per ekzistencën e Perëndisë që nuk janë në njohurinë
tënde akoma?”

Djali i uli sytë, mendoi për një çast, dhe pastaj foli më qetë:  
“E shoh se ku po del....”

Nga libri Does God Believe in Atheists?