You need Java to see this applet.
Counter
Gazeta
JEHONA
LOJËRAT OLIMPIKE
MBËRRINJË NË KINË
DUKE
SYNUAR
MEDALJEN
E ARTË
Intervistë me
atletin Brajan Klei

Për herë të parë në historinë e tyre lojërat
olimpike zhvillohen në shtetin kinez.  Duke filluar
nga data 8 gusht, rreth 10.500 atletë do të
garojnë kundër njeri tjetrit në këtë ngjarje të
madhe sportive.  Gjithsej, do të ketë 302
konkurse të ndryshme sportive dhe vetëm 302
fitues të medaljeve të arta.
Lojërat olimpike të sotme nuk është vetëm një
ngjarje e madhe sportive, por edhe përbën një
përpjekje për të përhapur ideale fisnike siç është
paqja dhe vëllazëria midis kombeve.
"Medaljet do të
veniten, por fjala e
Zotit do të
qëndrojë përjetë"
KARL LUIS
Atleti Olimpik,
fitues i 22
medaljeve ari
Kirsty
Balfour
Medaliste
e Artë
Skotceze

    NE LAJME

    Pavarësisht nga pohimet e bëra nga qeveria
    komuniste kineze se nuk do të tolerojë nxitjen e
    fesë gjatë Lojrave Olimpike të vitit 2008, shumë
    atletë besimtarë po planifikojnë të flasin për rolin që
    Perëndia ka luajtur në jetët e tyre.
    Seksioni 51 i Kartës Olimpike pohon: “ … nuk
    lejohet asnjë lloj demonstrimi apo propagande
    politike, fetare apo raciale në Lojrat Olimpike”.
    Megjithatë shumë atletë shpesh shprehin
    mirënjohjen e tyre ndaj Perëndisë në intervistat
    televizive.
    Steve McConkey, president i një shoqate të
    atletikës tha se Kina nuk ka të drejtë të çensurojë
    besimin në Lojrat Olimpike.  “Për aq kohë sa bëhet
    në mënyrë paqësore asnjë nuk mund t’ua heqë
    këtë të drejtë, pavarësisht se kush janë ata, qeveri
    apo kushdo.”
    McConkey tha se ai foli me Komitetin Olimpik të
    Shteteve të Bashkuara, dhe i pyeti nëse do t’u
    kërkohet atletëve të ndryshojnë përgjigjet e tyre
    gjatë intervistave në shtyp për të hequr Perëndinë
    nga pohimet e tyre. “Ata më thanë jo”, tha ai. “Me
    fjalë të tjera, ata mund ta bëjnë”
    Përndjekje e re për besimtarët kinezë
    Kina është një vend komunist dhe zyrtarisht ateist
    dhe po i paralajmëron vizitorët të mos sjellin me
    vete në Kinë më shumë se një kopje të Biblës.
    Qeveria kineze nuk dëshiron që Lojrat Olimpike të
    përdoren për të nxitur besimin te Perëndia.
    Pavarësisht nga përndjekja e madhe qeveritare
    kundër fesë për shumë vite, kisha në Kinë ka
    vazhduar të rritet. Tani mendohet se ka të paktën
    50 milionë të krishterë në Kinë.
    Megjithatë, në kohën para fillimit të Lojrave
    Olimpike, kishat kudo në Kinë janë goditur nga një
    dallgë e re arrestimesh dhe ndalimesh thotë China
    Aid Association (Shoqata e Ndihmës për Kinën),
    grupi kryesor mbështetës për të krishterët e
    persekutuar në Kinë. Takimet e kishave janë
    shpërndarë dhe një numër të krishterësh janë
    arrestuar.
    Dr. Keith Roderick, përfaqësuese për Christian
    Solidarity International (Solidariteti i Krishterë
    Ndërkombëtar) tha: ‘Lojrat Olimpike duhet të jenë
    një rast për të nxitur aspiratat më të larta të
    njerëzimit: respekt për të drejtat njerëzore, paqen
    dhe unitetin’.

    Burimi: World Religious News
Dëshmia e atletëve
në vendin ateist