You need Java to see this applet.
Hosting by Yahoo! Web Hosting
Gazeta
JEHONA
Counter
TRADITAT
E KRISHTLINDJES
GEZUAR
VITIN E RI!

Një vit
– 12 muaj
– 365 ditë
– 8760 orë

«Çdo mëngjes kur
hap sytë, i them
vetes që ai është i
veçantë. Çdo ditë,
çdo minutë, çdo
frymë që marr është
me të vërtetë një
dhuratë nga
Perëndia»
.
GEZUAR
FESTAT!
Sikur Jezusi
mos kishte
lindur, bota sot
do të ishte një
vend krejt i
ndryshëm...
Si mund të
lindë
një virgjëreshë
një fëmijë?
A ka ekzistuar
Jezu Krishti?
Orgjina e
dhuratave
të Krishtlindjes
Filmi KODI I
DA VINCIT
Historia e
Këngës më të
famshme të
Krishtlindjes
kthehu sipër
Kthehu sipër

Dhurata më e madhe
e gjithë kohërave

    Krishtlindja është ajo kohë e vitit kur mendimet e shumë
    njerëzve kthehen tek dhuratat.  Prova e mjaftueshme për
    këtë fakt është shuma jashtëzakonisht e madhe e parave
    shpenzohen për dhuratat e krishtlindjes çdo vit. Ndërsa
    mendojmë për dhurata, tani që krishtlindja po vjen, le të
    mendojmë për dhuratën e parë të krishtlindjes….

                     Një dhuratë e pakërkuar

    Gjatë këtyre ditëve të krishtlindjes shumë herë më kanë
    pyetur fëmijët: “Çfarë do të marrim për krishtlindje?”  
    Shpesh dhuratat e krishtlindjes janë rezultati i një kërkese
    të veçantë, por nuk ndodhi kështu me dhuratën e parë të
    krishtlindjes.    

    Shtatëqind vjet para lindjes së Jezus Krishtit, profeti tha:  
    “Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë"
    (1).  Kjo profeci u përmbush në krishtlindjen e parë.
    Mirëpo, këtë dhuratë të Perëndisë nuk e kishim kërkuar
    ne.  Nuk ishte njeriu ai që kuptoi nevojën e tij, por ishte
    Perëndia që panevojën tonë dhe dërgoi Birin e tij për të
    qenë Shpëtimtari ynë.

           Një dhuratë e pakufizuar

    Disa dyqane shesin vetëm për njerëz shumë të pasur.
    Dhuratat që ofrojnë për të shitur janë kaq të shtrenjta
    saqë një njeri jo shumë i pasur nuk mund t’i blejë ato.

    Por dhurata e Perëndisë është e pakufizuar. Ja, premtimi i
    ungjillit: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e
    tij të vetëmlindur që kushdo që beson në të të mos
    humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (4).

    Asnjë nuk mund të thotë duke hedhur sytë nga qielli: “Unë
    doja të shpëtohesha, por Jezus Krishti nuk vdiq për mua!”  
    Në ftesën e fundit që gjendet në Bibël, Zoti ynë hap derën
    plotësisht duke thënë: “Eja! Dhe ai që ka etje, le të vijë;
    dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës” (5).

                       Një dhuratë e pandryshueshme

    Kohët ndryshojnë, stilet ndryshojnë, qëndrimet dhe shijet  
    ndryshojnë, historia dhe librat e ndryshojnë. Pothuajse
    çdo gjë që njohim ka ndryshuar. Por Jezus Krishti është
    dhurata e pandryshueshme e Perëndisë.  Bibla deklaron:
    "Jezus Krishti është i njëjtë dje, sot dhe përjetë" (6).

    Dhuratat për krishtlindje që kemi marrë para disa vitesh
    tani kanë dalë jashtë mode, por Jezusi mbetet përjetë, ai
    nuk është objekt mode; ai është gjithmonë i ri, nuk
    ndryshon asnjëherë. Ai është i njëjtë sot për ata që i
    besojnë atij si Shpëtimtar, ashtu siç ishte për ata që i
    besuan dy mijë vjet më parë! Ne i gëzohemi të njëjtit
    Shpëtimtar dhe shpëtim që u bënë gëzimi i besimtarëve të
    të gjitha kohërave. Dhurata e Perëndisë është e
    pandryshueshme.

    Por mendoni pak, për më tepër ajo është…

                   Një dhuratë e pameritueshme

    Vetë fakti që shpëtimi është një dhuratë tregon se është i
    pameritueshëm. Nëse fitohet ose meritohet, nuk është më
    dhuratë.  Shumë fe thonë se shpëtimi vjen pjesërisht nga
    hiri i Zotit dhe pjesërisht nga veprat tona, por kjo nuk
    mund të qëndrojë.

    A mund ta fitojmë parajsën? Po të kishim një mijë jetë dhe
    punonim ditë e natë, nuk do të kishte asnjë rrugë që të
    mund të fitonim parajsën.  Ka vetëm një mënyrë që ne ta
    shijojmë parajsën: duhet të jetë një dhuratë. Krishti i tha
    gruas samaritane te pusi: “Po ta njihje dhuratën e
    Perëndisë, dhe kush është ai që të thotë: “Më jep të pi!”,
    ti vetë do të kërkoje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të
    gjallë” (8).

    Dhuratën e Perëndisë për krishtlindje që është e
    pakufizuar, e pandryshueshme dhe e pameritueshme
    është gjithashtu…

                                       Një dhuratë falas

    Nëna dhe babai shohin me fytyra të gëzuara ndërsa vajza
    hap një pako të bukur dhe pastaj thërret me gëzim: “Oh,
    mami! Kjo ishte dhurata që doja!”dhe pastaj, duke
    përqafuar nënën dhe babanë, vajza me mirënjohje thotë:
    “Faleminderit”. Pastaj hapet një pako tjetër dhe e njëjta
    skenë përsëritet.

    Po sikur të mbetet një dhuratë e pahapur? Sa i trishtuar
    duhet të ndihet ai që dhuron kur mendon se dhuratën e tij
    nuk e duan!

    Ndoshta disa prej atyre, që nuk e kanë marrë dhuratën e
    Perëndisë, po i lexojnë këto rreshta. Nuk i ke besuar
    asnjëherë Krishtit? Nëse është kështu, më lejoni t’ju nxis
    që ta besoni atë tani. Mos prisni ndonjë çast tjetër. Bibla
    paralajmëron “Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e
    shpëtimit” (9). Vdekja e Jezus Krishtit në kryq është e
    mjaftueshme për të gjithë, por është e vlefshme vetëm për
    ata që besojnë.

    Nga CH

    1. Isaia 9:5, 2. Isaia 53:6, 3. Romakëve 5:8, 4. Gjoni 3:16,
    5. Zbulesa 22:17, 6. Hebrenjve 13:8, 7. 1 Korintasve 13:3,
    8. Gjoni 4:10, 9. 2 Kor. 6:2