Gazeta
JEHONA


nga Martin Luteri (1483-1546)
Nëse ai që konkuron në një garë do të përpiqej të bënte gjëra të
tjera apo të kishte sukses në fusha të tjera në të njëjtën kohë,
nuk do të fitonte shumë, përkundrazi, shpejt do të mposhtej, do
të humbiste garën dhe çdo gjë. Po të ishte i përkushtuar ndaj
garës, nuk duhet të merret me asgjë tjetër. Gjithçka tjetër duhet
të lihet mënjanë dhe vëmendja duhet të përqendrohet vetëm te
gara.
Po ashtu edhe në garën frymërore është e domosdoshme të
heqësh dorë nga çdo gjë dhe t’ia kushtosh veten vetëm garës.
Por ai është tërësisht I ngatërruar në lavdi dhe përfitim të
përkohshëm; është si një njeri I lidhur këmbë e duar; është
plotësisht rob. Gara në të cilën vrapon është gara ëndërr e atij
që në të vërtetë nuk është në gjendje të lëvizë.



M E D I T I M
Gara

"A nuk e dini se ata që vrapojnë në stadium, vërtet vrapojnë të
gjithë, por vetëm një e fiton çmimin? Vraponi në mënyrë që ta
merrni. Dhe kushdo që merr pjesë në garë i nënshtrohet një
disipline të rreptë; dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë
që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet”  Shën Pali

Çdo katër vjet, ndodh një ngjarje që pushton vëmendjen e gjithë
botës - Lojrat Olimpike.  Në lojërat Olimpike në kohën e Palit,
njerëzit e dinin se çdo atlet që merrte pjesë në gara duhej të
bënte betimin se ishte stërvitur për dhjetë muaj.  Edhe si vjet në
Kinë do të shihni rrugën e disiplinës dhe dhimbjes të cilën atletët
janë gati ta ndjekin për një medalje ari dhe një orë në lavdërimin
e njerëzve. Ju nxis që ndërsa shikoni të mendoni për garën
shpirtërore. Mbi të gjitha mendoni këtë: ajo që gara shpirtërore
ju ofron është një mijë herë më e vlefshme se i gjithë ari në
Pekin.

Çfarë fiton ose humbet në këtë garë?
Përgjigja e kësaj pyetje gjendet te thënie e Palit: “dhe ata e
bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një
kurorë që nuk prishet”.   Pali thotë se ajo që fitonin atletët në
lojërat në kohën e tij ishte vetëm një kurorë prej gjethesh që
prishet, por në garën shpirtërore çmimi, kurora, "nuk prishet".



“Kurora që nuk prishet” është shpërblimi qiellor. Akoma nuk e
kemi fituar. Por besimtari lufton dhe vrapon në kërkim të asaj,
që sigurist arrihet me anë të besimit te Perëndia. Besimtari nuk
vrapon më kot!

Në këtë mënyrë duhet të shikosh jetën. Ti je këtu për të vrapuar
në garën e jetës në mënyrë që të kalosh shiritin e finishit me
sukses dhe të marrësh çmimin.  Nëse disa dëshira të pengojnë
në këtë qëllim duhet të heqësh dorë prej tyre. Për ty qëllimi i
madh duhet të jetë çmimi: "Vraponi në mënyrë që ta merrni”.

Herët a vonë secili prej nesh duhet të bëjë pyetjen: “Gjithsesi,
për çfarë ndodhem këtu? Përse u shfaqa në këtë skenë, në
këtë pjesë të botës, në këtë pjesë të historisë?” dhe sigurisht,
përgjigjja nga Bibla është, Perëndia të krijoi ty. Ai të skicoi me të
gjitha aftësitë e veçanta që ke, me talentet dhe dhuntitë që të ka
dhënë në mënyrë që ti të jesh i dobishëm dhe ta kënaqësh atë.

Një ditë i gjithë universi do të përulet para Zotit.  Të gjithë
njerëzit do të dalin para fronit të Perëndisë  dhe do të mendojnë
për atë që kanë kaluar në jetë: “Çfarë bëra për lavdi të
Perëndisë?” Pikërisht kjo gjë do të ketë vlerë në atë kohë. E
gjithë vetëkënaqësia, të gjitha ato zgjedhje që të sollen në
rrugën e gabuar do të shihen me turp.

Vrapimi i jetës së besimtarit është vrapim për jetë të përjetshme.
Vrapimi ynë, me gjithë dhimbjen e vet, është provë se Krishti
është i gjallë dhe i vërtetë në zemrat tona.

Bibla shprehet kështu: Le të rendim me durim në udhën që
është përpara nesh duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe
plotësonjësi i besimit.**

Gj.K

Bibla - *1Kor. 9:24-25, **Hebrenjve 12:2-3
Gara
Frymërore