| Gazeta JEHONA |
| Përse ka kaq shumë kisha të ndryshme? |
| A është e vërtetë feja? |
| Tolerancë Fetare Ç’është e ç’nuk është! |
| Sa e vjetër është feja e krishterë në vendin tonë? |
| FEJA E SHQIPTARIT ESHTE.... |
| A ishte Krishti tolerant? |
| “Më vjen keq për ju besimtarët...” “Më vjen keq për ju besimtarët”, - tha shoferi i taksisë, duke më folur nga sedilja e parë. Sigurisht ai e kishte parë jakën time të klerikut dhe po shfrytëzonte rastin për të shprehur mendimet e tij. “Më vjen keq për ju besimtarët”, - tha prapë. Gjithçka mund të ishte, por jo keqardhje. Zëri i tij kishte një ton ironie ndërsa mua nuk më dukej e vështirë të imagjinoja mimikën e fytyrës së tij. “Ja si jeni ju”, - vazhdoi - “gjithçka e mbështesni në besimin tuaj dhe shpresoni për një jetë tjetër. Punoni, luteni, dhe privoheni nga shumë gjëra. Dhe kur do të arrini fundin, do të zbuloni që s’ka asgjë më tej”, - më tha duke qeshur. Edhe unë qesha. “Mirë e keni,” - i thashë - “le të supozojmë që unë e kam gabim. Domethënë që s’ka parajsë, s’ka gjykim në fund, s’ka jetë të përtejme ose diçka të tillë. Sidoqoftë, edhe kështu përsëri unë jam i fituar!” Tani i shikoja sytë në pasqyrë. “Ja ku jam, i mashtruar, por i bindur dhe i lumtur me idenë se jeta nuk është vetëm një rastësi. Bashkë me miliona njerëz të tjerë, besojmë se ekzistojmë në këtë botë me një qëllim, dhe se ai njeri i quajtur Jezu Krishti, e mposhti vdekjen për të mirën tonë.” “Megjithëse i mashtruar, unë nxitem dhe frymëzohem çdo ditë nga shpresa që jeta ime është në dorën e tij. Kështu kur të më vijë fundi, do të vdes i lumtur duke besuar se gjithë energjitë e mia u harxhuan për një qëllim të mirë. Dhe atëherë, nëqoftëse ti ke të drejtë, unë nuk do të kem mundësi të zhgënjehem!” “Por”, - vazhdova unë (dhe tani flisja më me gjallëri) – “le të supozojmë për një moment që ti e ke gabim ndërsa unë të drejtë. Ja ku je, duke luftuar për të fituar para për të mbajtur shpirtin gjallë dhe përse? Ti përpiqesh që ekzistenca jote të ketë kuptim, duke shpresuar për më të mirën. Ti shpreson për një jetë të gjatë, por në fund do vijë ajo që është e pashmangshme. Dhë atëherë të pret tronditja e madhe. Do dalësh përpara Atij që e ke injoruar gjithnjë. Ke për të kuptuar se e gjithë jeta jote ka qenë e kotë. E gjitha për asgjë. Tani le të supozojmë…” Por shoferi s’po më dëgjonte më. Ai ishte duke marrë një kthesë të fortë. Sikur e njëjta gjë të ndodhte me mendimet e tij...! LB. |
| NJË HISTORI |