| PRINDËRIT NË UDHËKRYQ |
| Gazeta JEHONA |
Të thuash se familja është në vështirësi do të ishte një pohim jo i plotë. Njëzet vitet e fundit kanë sjellë ndryshime thelbësore. Këto ndryshime kanë tronditur shoqëritë më të konsoliduara dhe tashmë ndien edhe në Shqipëri. Një nga problemet më në zë është ai i edukimit të fëmijëve. Para jo shumë vjetësh shumica e popullsisë ndiqte një model të pranuar për mënyrën e jetesës. Ajo që ishte e drejtë dhe ajo që s’ishte e drëjtë pranohej si i tillë nga të gjithë. Të njëjtat rregulla që zbatonin prindërit, zbatonte edhe shkolla. Prindër, mësues, institucionet dhe fqinjët ishin pothuajse të një mendjeje përsa i përket sjelljes së mirë për fëmijët dhe të gjithë mbështesnin njëri-tjetrin. Përderisa të gjithë mësonin fëmijëve rregulla të njëjta, nuk ishte e vështirë për fëmijën të kuptonte ku ishin kufijtë e sjelljes. Sidoqoftë, bota sot është krejtësisht e ndryshme. Ato që fëmija sheh në televizor ose dëgjon nga këngët moderne mund të jenë shumë larg nga ato që ai mëson në shkollë ose mëson në familja. Fëmija sot merr shumë mësime që janë kontradiktore. Madje edhe mënyra e jetesës së një të afërmi mund të jetë plotësisht në kundërshtim me atë shëmbull që dëshiron prindëri për femijën e tij. Fëmija sot e ka më të lehtë të humbasë rrugën. Në këtë situatë, kujdesi pridëror merr një rëndësi edhe më të madhe. "Është e vërtetë se kërkesat prindërore janë shumë më të mëdha sot se në brezat e kaluar. Nuk mund të rrimë duarkryq, fëmija modern është jashtëzakonisht i ekspozuar ndaj mënyrave të rrezikshme dhe shkatërruese të jetesës. Nëse vërtet i duam fëmijët, ne duhet të ndiejmë detyrimin ndaj mësimit dhe edukimit të tyre." Pohon psikologu i fëmijëve. Por cili është themeli mbi të cilin prindi mund të ndërtojë edukimin e fëmijëve? Ku mund t’i gjejë vlerat e duhura për të rritur fëmijën sot? Një ndër psikologët më të respektuara për rritjen e fëmijeve është profesori James Dobson. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë (përfshi tani edhe gjuhën shqipe) dhe shitur me miliona kopje. Ai pohon hapur: "Parimet themelore janë ato që kanë burimin te Bibla". Dhe shton se "Qëllimi im ka qënë të paraqesë traditën kristiane në lidhje me disciplinimin e fëmijëve". Ai shpjegon: "Të parët tanë ua mësuan ato fëmijëve [vlerat e krishtera], të cilët ua mësuan më pas fëmijëvë të tyre," por "tani fatkeqësisht, ky kuptim po sfidohet me forcë në disa qarqe dhe po harrohet plotësisht në disa të tjera". Ai shpjegon: "Kjo metodë ka qenë thellësisht e ingranuar në kulturën perëndimore. Ajo përfshin kontrollimin me anë të dashurisë dhe një prezantim të arsyeshëm të vetëdisiplinimit e përgjegjësisë ... kufijtë realistë që mbahen me vendosmëri, dhe së fundi, një përdorim të drejtë të shpërblimeve dhe ndëshkimeve. Ky është një sistem që ka ekzistuar për më tepër se njëzet shekuj të kujdesit prindëror." "Nëqoftëse ne harrojmë këshillat e Perëndisë nuk është çudi që fëmijët tanë të marrin rrugën e keqe" komenton një prind. NK. |
| BREZ PA FE Ju e dini që për 50 vjet me radhë në Shqipëri u luftua feja. Besimi ndaj Perëndisë u mohua në shkollë, në shtyp, e në ligj dhe c'është më e keqe edhe në shtëpitë tona. Jo se në cdo shtëpi flitej kundër Perëndisë, por se në familjet tona thjesht nuk flitej për Perëndinë fare.... LEXO |
| Fëmija që mëson të dojë Zotin |
| EDUKIMI FETAR Lexo |
| Përse është bërë më i veshtirë edukimi i femijeve? |