Gazeta
JEHONA

    E Mbinatyrshme!
    Dy fjalë për lindjen e Krishtit

    E tillë ishte pyetja e Marisë kur u përshëndet me engjëllin
    i cili i dha lajmin se...  ‘...ti do të mbetesh shtatzënë dhe
    do të lindësh një djalë, dhe do t’ia vësh emrin Jezus.’ Dhe
    pak më vonë edhe Jozefi mori një lajm të ngjashëm,
    përsëri nga engjëlli: ‘Jozef, mos ki frikë ta marrësh me
    vete Marinë si gruan tënde, sepse ç’është ngjizur në të
    është vepër e Frymës së Shenjtë.’

    Kur diskutojmë për lindjen e Jezus Krishtit, duhet të kemi
    parasysh që përballemi me një ngjarje të mbinatyrshme.  
    fakt, jo se lindja e Jezusit ishte e veçantë (me sa dimë
    ne Maria e lindi atë sipas mënyrës normale) por se ngjizja
    ndodhi në mënyrë jo të zakonshme, ashtu sikurse fëmija
    nuk do të ishte një fëmijë i zakonshëm.

    Por disa njerëz kanë hedhur dyshim mbi këtë histori duke
    pohuar se ajo është në kundërshtim me ligjet e natyrës.  
    Po që kur qenka kufizuar Perëndia (që është "veçse"
    krijuesi i gjithësisë) nga ligjet e natyrës?!

    Për dëshmi të mëtejshme, i referohemi një letre që u
    botua para disa vjetësh në gazetën The Times të Anglisë,
    e cila u shkrua nga presidenti i shoqatës shkencore
    Linnaean Society, dhe u firmos nga 14 shkencëtarë të
    njohur:  “Nga këndvështrimi i logjikës nuk është e
    vlefshme ta përdorësh shkencën si argument kundër
    fakteve dhe ngjarjes së mrekullive.  Ideja që mrekullitë
    nuk mund të ndodhin është vepër besimi, ashtu si dhe
    ideja që ato mund të ndodhin…. Mrekullitë janë ngjarje pa
    precedent.  Pavarësisht nga moda e sotme e filozofisë,
    është e rëndësishme të pohohet që shkenca nuk ka asgjë
    për të thënë në lidhje me këtë temë.”

    Përgjigjja e engjëllit për Marinë ishte: ‘Me Perëndinë asgjë
    s’është e pamundur.’

    Përse lindi Krishti nga një vajzë e virgjër?

    Lindja e Krishtit nga një vajzë e virgjër na kujton se
    shpëtimi për njerëzimin duhet të vijë nga jashtë
    njerëzimit.  Asnjë njeri i lindur me prejardhje nga burri nuk
    mund të ishte “avokat mbrojtës” për njerëzimin, sepse
    jemi të gjithë mëkatarë.  Për këtë arsye erdhi Jezus Krishti
    në botë.  Jezus Krishti lindi nga një vajzë e virgjër, sepse
    ai nuk është bir i një burri, por Biri i Më të Lartit. Ai zbriti
    nga qielli në tokë duke marrë trajtën e njeriut në mënyrë
    që t’u sillte shpëtim njerëzve.  

    Ose Jezus Krishti ka lindur prej virgjëreshe, ose ai nuk
    ishte shpëtimtari i dërguar nga Perëndia.  Por jeta e tij e
    veçantë e vërteton se lindja e tij ka qenë e
    jashtëzakonshme, madje e mbinatyrshme.

    Profeti Isaia tha: “Prandaj vetë Zoti do t’ju japë një shenjë:
    Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një
    fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel (d.m.th. Zoti me ne).”


Si mund të lindë
një virgjëreshë
një fëmijë?