Gazeta
JEHONA

Brajan Klei fitoi një medalje të argjendtë në Lojrat Olimpike të
2004-ës dhe tani kërkon të fitojë të artën në Beijing. Ai ka bërë
një rrugë të gjatë nga vitet rebele dhe plot telashe të
adoleshencës për t’u bërë një atlet i suksesshëm. Një model i
vërtetë, Brajan tani siguron një mundësi për studentët sportivë
të vafër të ndryshojnë jetët dhe të ardhmen e tyre përmes
fondacionit të tij që jep bursa. Ai shpreh mirënjohjen e tij ndaj dy
gjërave që kanë ridrejtuar rrjedhën e tij të jetës: suksesin e tij në
sport, që e çoi në një kolegj të krishterë, dhe besimi në Jezus
Krishtin.

Sporti: Dekathlon (sport i përbërë nga dhjetë gara)
Datëlindja: 3 Janar, 1980
Vendlindja: Austin, Teksas dhe Honolulu, Havai
Vendbanimi: Glendora, Kaliforni

Na trego shkurtimisht si dhe kur u bëre i krishterë:
Jam rritur në një familje të krishterë por nuk kisha marrëdhënie
me Krishtin dersia shkova në kolegj. Atje e kuptova se çfarë do
të thoshte të ishe i krishterë dhe
të ecje në marrëdhënie personale me Krishtin.

A shkoni në kishë?
Po! Ne (Brajani është i martuar dhe ka dy fëmijë) shkojmë në
një kishë vërtet të mirë që është afër shtëpisë sonë.

A e lexon Biblën rregullisht?
Përpiqem. Duhet të jem i ndershëm. Ka mëngjese kur harroj ose
puna më pengon.

Si ndikon besimi te ty si një atlet?
Aty unë gjej fuqi. Gjithashtu, në mënyrë që të dalësh mirë duhet
të jesh në barazpeshë
shpirtërisht, mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht.

A përballeni me sfida të vështira për shkak të qëndrimit tuaj
për Krishtin?
Po. Një mënyrë që më vjen në mendje është se shumë
reporterë nuk duan që të më dëgjojnë t’i jap lavdi Perëndisë.
Nuk ka dramë në të për ta. Një mënyrë tjetër është se sponsor
të fuqishëm mund të mos duan të ngatërrohen me
një të krishterë. Në fakt, më kanë thënë se nëse rrëfej besimin
tim, mund të mos fitoj shumë para.

Kë do të përmendnit si hero personal të besimit?
Mendoj se do të them se një nga heronjtë e mi është mbreti
David. Me të vërtetë më pëlqen dhe gjej lidhje midis meje dhe
historisë së Davidit dhe Goliathit.

Cili është mësimi më i rëndësishëm në jetë që keni mësuar?
Tema e fundit në jetën time ka qenë rreth ekuilibrit dhe rregullit.
Kam zbuluar se nëse i mbaj në rregull përparësitë e mia
(Perëndia i pari, pastaj familja etj.) çdo gjë shkon në vendin e
vet. Kur janë në rendin e duhur e di kujt t’ia jap 100% dhe për
çfarë të mos e shpenzoj kohën kot.
Brajan Klei
Dekathlon