Gazeta
JEHONA
Titaniku, ishte anija më e madhe
dhe më luksoze e kohës.  
Mes të tjerash, ajo ishte e pasjisur me salla të mëdha për
vallëzim, pishina, me restorante luksozë edhe dhoma
private për banjo dielli.  Madje, kjo anije kishte dhe
ashensorë (gjë që ishte mbresëlënse për vitin 1912).

Titaniku u nis nga Hamptoni Jugor, Angli, për udhëtimin e tij të
parë me destinacion New York, në prill të vitit 1912. Disa nga
pasagjerët ishin persona të famshëm në rang botëror, të tjerë
ishin emigrant të varfër që udhëtonin në klasin e tretë drejt
botës së re.

Mes pasagjerëve që udhëtonin në klasin e parë ishte Xhon
Yakob Astor, një nga njerëzit më të pasur të botës. Pasuria e tij
vlerësohej të ishte 150 milionë dollarë (në atë kohë). Aty ishin:  
Major Arkibalt Butt, (këshilltari i Presidentit të Shteteve të
Bashkuara),  Benjamin Gugenheim, pronar i punimeve metalike,
qe zoteronte nje vlere prej 95 milionë dollarë, Isadore Straus,
tregëtari i famshëm i veshjeve, që zotëronte 50 milionë dollarë,
Jay Bruce Ismay, pronar i Kompanisë Tregëtare Ndërkombëtare
të Marinës. Edhe ky  kishte një pasuri me vlerë 40 milionë
dollarë. Që në kohen e sotme, ata do të ishin miliarderë.    

Kapiteni i Titanikut, Smith, që kishte punuar për kompaninë
detare White Star për më shumë se 30 vjet, ishte konsideruar si
një nga komandantët më të aftë. Ekuipazhi kishte një besim aq
madh në anijen e pajisur mire, sa kur një nga pasagjeret dukej
paksa i shqetësuar për sigurinë e tij, një anëtar i ekuipazhit u
përgjigj: “As Zoti nuk mund ta mbysë këtë anije”.

“Mbylle!  Mbylle!”

Të dielën, më 14 Prill 1912, punët po shkonin mirë ndërsa
Titaniku lundronte nëpër det. Gjatë asaj dite Titanikut i mbërrin
një mesazh duke e paralajmëruar për ajzberg gjatë rrugës.  Në
fakt, Kapiteni Smith merr 5 paralajmërime të tilla atë ditë.  Atij
tregohet në mesazhin e fundit vendi ku pritej të kishte ajzberg.  
Duke ndjekur procedurat e zakonshme një anije normale duhej
të kishte zvogëluar shpejtësinë, por Titaniku, jo.  “Titaniku nuk
ishte anije që mbytej”.

Rreth orës njëmbëdhjetë të darkës, një anije në afërsi të
Titanikut, Californian, kishte dërguar një mesazh tjetër
radiofonik që njoftonte për rrezikun e akujve. Ajo kishte qënë
plotësisht e bllokuar prej tyre.

Operatori radiofonik i Titanikut u përgjigj me mesazhin “Mbylle!
Mbylle!”.  Me sa duket, paralajmërimet për akujt nuk e
shqetësonin aspak.  Ai, përgjegjësi i ekuipazhit dhe kapiteni nuk
morën parasysh paralajmërimet, sepse ata vendosën gjithë
besimin e tyre te Titaniku.  Ata besuan sinqerisht se, anija e tyre
ishte e pambytshme.

Titaniku, duke refuzuar t’ua vinte veshin gjithë mesazheve
paralajmëruese të rrezikut që po afrohej, pas dyzetë minutash
pësoi një përplasje të tmerrshme me një ajzberg gjigand.  Dy
orë e dyzetë minuta pas përplasjes, Titaniku, anija më e madhe
e kohës dhe e reklamuar si ‘e pambytshme’, u mbyt duke
shkaktuar humbjen prej 1517 pasagjerëve.

Shumë njerëz sot mbajnë një qendrim të ngjashëm me atë të
ekuipazhit të Titanikut!  Ata besojnë vetëm në veten e tyre dhe
aftësitë e tyre, duke menduar se nuk kanë nevojë për Zotin.  
Shume thonë se janë të pambytshëm. Ata besojnë se mund të
jetojnë jetët e tyre krejt pa Zotin dhe nuk e dinë se prej atij varet
gjithçka, përfshi këtu forcën dhe zgjuarsinë tonë.

Jeta është shumë e pasigurt

I dashur lexues, mesazhi që po lexoni ju paralajmëron një
ajzberg në një farë forme, si psh. sëmundje apo një aksident, do
t’ju çojë një ditë drejt vdekjës. Prandaj, mos mendoni që jeni të
pambytshëm.  Merrni parasysh paralajmërimet e Zotit.

I dashur mik, mos veproni sikur ju kontrolloni jetën tuaj. Ju nuk
dini se çfare mund t’ju sjell e nesërmja. Koha për të besuar te
Zoti është tani. Nesër mund të jetë vonë. Nxjerrja e pretekseve
për të refuzuar shpëtuesin është, në të vërtetë, njësoj si të
mbash të njëjtin qendrim si operatori i radiomarrëses në bordin
e Titanikut, që iu përgjigj sinjaleve të rrezikut që po afrohej me
një: ‘’Mbylle!’’

Thënia e vjetër biblike është e vërtetë: “Unë kam thirrur dhe ju
keni refuzuar. Unë kam zgjatur dorën time, dhe asnjë njeri nuk i
kushtoi vëmendje”.

A do t’i thoni edhe ju Zotit, “mbylle!”, ndërkohë që ai ju
paralajmëron për mëkatin, vdekjen dhe gjykimin që do të vijë?  
Kini parasysh që vdekja nuk bën dallim.  Mos krijoni idenë që ju
jeni të pambytshëm. Bibla mëson: “Njeriut i është caktuar të
vdesë një herë, por pas kësaj vjen gjykimi”.

Bibla është një radio hyjnore që ju lajmëron për rrezikun që po
afrohet. Të lutem, mos mbani qëndrimin e anëtareve të
Titanikut, të cilët po mendonin se anija ishte e pambytshme, dhe
nuk morën parasysh sinjalet për ajzbergun që po vinte. Ne se ju
refuzoni shpëtimin në Jezu Krishtin, ju do të vdisni në mëkatet
tuaja, dhe zemërimi i Zotit do te vijë mbi shpirtin tuaj.

“O Zot! O Zot!”

Një grua që shpëtoi nga mbytja e Titanikut e përshkroi fundin
tragjik me këto fjalë:
“Ndërsa anija madhështore ngrihej nga uji; pra, në momentin që
ajo do të fundosej përfundimisht, edhe mëgjithëse ishte natë,
dalloheshin me dhjetra njerëz, tek binin nga anija në ato ujëra të
akullta.  Për disa çaste të tmerrshme, pas fundosjes së anijes,
nga goja e atyre burrave dhe grave të shkreta, u dëgjua një
klithëm dëshpëruese.  Një nga një, thirrjet e tyre pushuan,
derisa dëgjohej vetëm një zë i fundit.  Në agoni të plotë ai
thërriste nga shpirti, “O Zot! O Zot!”.  Zëri i tij sa vinte dhe
pakësohej.  Pastaj ra një heshtje e tillë, si hija e vdekjës.”

“O Zot! O Zot!” thirri ai burrë në çastet e fundit .  I dashur mik,
kur të vijë fundi, mund të mos kesh më kohë të pajtohesh me
Perëndinë.  Të këshilloj ta mendosh me kujdes këtë punë tani.  
Mos e lërë shpirtin tënd pas dore. Vitet ikin shpejt. Mos u tall më
me Zotin.

E.H.
TITANIKU
A ka ndonjë
mësim për ne?