| Gazeta JEHONA |
| Çfarë kuptimi ka Pashka për ju? Besimtarë të ndryshëm japin mendimet e tyre: |
| Pashka ka kuptim të rëndësishëm për të krishterët në të gjithë botën. Ajo përfaqëson kuptimin e vërtetë të Krishterimit. Roberti |
| Pashka është kohë e një lindjeje të re - fizikisht dhe frymërisht. Ajo na kujton se në jetë ka më shumë nga çfarë shohim rreth nesh. Nikolini |
| Shumë njerëz dhe në fakt edhe vetë natyra festojnë ripërtëritjen përmes pranverës dhe unë jam e gëzuar që e festojmë Pashkën në këtë kohë se Krishti ishte përmbushje e krijimit të Perëndisë. Ana |
| Dikush mund të zgjedhë ta shohë atë si një përrallë. Por është një fakt historik se një njeri të mirë e tallën dhe e keqtrajtuan. E megjithatë ai predikoi për faljen dhe shpresën kur e kryqëzuan në kryq. Këtë kuptim ka Pashka për mua. Maria |
| Vdekja dhe ringjallja e Krishtit ndërtojnë të vetmen shpresë për njerëzimin … mundësia jonë e vetme në një marrëdhënie me Perëndinë dhe i vetmi shteg për në jetën e përjetshme. A mund të ketë diçka më të rëndësishme se kjo? Fatos |
| Pashka është një kohë kur mendoj seriozisht se përse jetoj sot, përse kam shpresë pavarësisht nga rrëmuja që gjendet në këtë botë dhe se çfarë duhet të jetë vërtetë e rëndësishme në jetën time. Vuajtja, vdekja dhe ringjallja e Krishtit më kujtojnë se Perëndia është Perëndi i dashurisë. Mira |
| Pashka për mua do të thotë të kujtoj se Jezus Krishti dha jetën e tij për mua në mënyrë që unë të pranohem prej Perëndisë. Nuk e di se si do të jetoja pa shpresën që jep ai. Ali |
| Si besimtar, Pashka për mua ka kuptimin se nuk mund të kem frikë nga vdekja, sepse e di se Jezus Krishti e ka mundur vdekjen dhe është ngritur përsëri. Adriani |
| Pashka për mua është koha për të reflektuar kuptimin e ‘jetës’ dhe ‘vdekjes’. E falënderoj Jezus Krishtin që hapi rrugën për te Perëndia. Majlinda |
| Pashka na kujton se Jezus Krishti është e vetmja shpresë që ka bota. Nëse ajo që shohim në këtë ditë janë vetëm vezët e kuqe dhe qirinjtë atëherë ne me siguri do të kemi një fund të hidhur. Niku |
| Për mua Pashka është ndryshimi në një jetë të re në Krishtin. Është e trishtueshme që sot shumë individë besojnë vetëm në fuqinë e shkatërrimit në vend të fuqisë shëruese të Zotit. Genti |
| Pashka është më shumë se vezë prej çokollate. Është një kohë për të kujtuar se Jezusi vdiq dhe u ngrit prej së vdekurish. Bledar |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Ajo përfaqëson vdekjen dhe ringjalljen e Zotit dhe shpëtimtarit tonë Jezus Krishtit. Jezusi derdhi gjakun e tij në mënyrë që ne të pastrohemi nga mëkatet tona. Nuk ka dashuri më të madhe se kjo. Thoma |