Gazeta
JEHONA
Kushtetutat dhe Konventat

E KALUARA ....

Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandë
ateiste për te rrënjosur tek njerëzit botëkuptimin materialist
shkencor.
Neni 37 i Kushtetutës së vitit 1976

Ndalohet krijimi i çfarëdo organizate me karakter... fetar.
Ndalohet veprimtaria dhe propaganda ...fetare.
Neni 55 i Kushtetutës së vitit 1976

E SOTMJA ....

Është e drejta e çdo personit të gëzojë lirinë e mendimit, e
ndërgjegjës dhe e fesë; një e drejtë kjo që siguron liri edhe për
të ndryshuar fenë ose besimin e tij, dhe liri të manifestoj besimin
e tij në mënyrë private ose publike, vetëm ose në bashkësi.
Neni 9 i deklaratës së OKB-ës për të drejtat universale të
njeriut.  

2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes
dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.
Neni 10 i Kushtetutës së Shqipërisë, aprovuar më 21
tetor 1998

1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë eshtë e garantuar.
2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet,
si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose
në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose
kryerjes së riteve.
3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë
në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë
publike bindjet ose besimin e tij.
Neni 24 i Kushtetutës së Shqipërisë, aprovuar më 21
tetor 1998
BAZAT LIGJORE
PER LIRINE E
BESIMIT NE
SHQIPERI