A ka ekzistuar Jezus Krishti? Shkrimtari i famshëm Bertrand Russell tha: “Historikisht ka mjaft dyshime nëse Jezusi ka ekzistuar”. Por a mbështetet kjo pikëpamje nga faktet historike? Të paktën 19 autorë të njohur nga lashtësia, d.m.th. të shekullit të parë dhe të dytë, kanë shënuar mbi 100 fakte rreth Jezu Krishtit, përfshi detaje të lindjes, jetës, mësimeve dhe vdekjes së tij, dhe këtë e kanë bërë pa sugjeruar fare mosekzistencën e tij si person real historik. Këta shkrimtarë përfshijnë historianin e respektuar Flav Jozefi (lindur në vitin 37 e.s.), Suetoni (120 e.s.) i cili ishte historiani zytar i perandorisë romake, Kornel Taciti (112 e. s.), një tjetër historian i shquar që ishte njëkohësisht guvernatori i Azisë së Vogël [Turqisë së sotme], dhe Plini i Vogël, një prokonsull romak.
favor të të pandehurit nga një person që normalisht do të ishte pozicionuar kundër tij. Të gjithë ata që janë përmendur më lart nuk kanë qenë simpatizantë të Jezus Krishtit. Në qoftë se do të kishte dyshim në lidhje me ekzistencën e tij, me siguri këta do të kishin shprehur shumë hapur këtë mendim. Lë të përmendim në veçanti shkrimtarin e lashtë grek Celsi qe jetoi në fillim të shekullit të dytë. Ai ishte tepër armiqësor kundër mësimeve të Jezusit dhe shkroi materiale të shumta për t’i sulmuar ato, por në asnjë rast ai nuk hodhi dyshim mbi ekzistencën e Jezusit si një person real. Patjetër ky do të ishte argumenti i tij i pare në qoftë se do të ishte e vërtetë! Kjo e bën që James Frazer (antropologu dhe historiani) të nxjerrë konkluzionin se argumenti që Krishti s’ka ekzistuar është ‘i padenjë për një shqyrtim serioz’. Dhe studiuesi Pal Jonson thotë se kundërshtimi ndaj ekzistencës reale të Jezu Krishtit është ‘shkatërruar nga përparimet e kërkimeve historike’. Ndërsa komenti i Merezhovsky duket të jetë mjaft i saktë: “Kurrë nuk do t’i shkonte ndër mend asnjë njeriu të dyshonte nëse Jezusi ka jetuar apo jo – veçse në rastin kur, para se ta bënte pyetjen, mendja e tij të ishte errësuar nga dëshira që ai nuk kishte jetuar.” Ne përmendëm dëshmitarë jo simpatizues të Jezus Krishtit, por mund t’i ishim referuar edhe Dhjatës së Re si një dëshmi shumë bindëse, jo vetëm për ekzistencën e Jezusit, por madje dhe për fjalët dhe jetën e tij. Dhjata e Re është shkruar nga deshmitarë okularë të ngjarjeve dhe nga bashkëkohës të vetë Jezus Krishtit. Duke pasur parasysh të gjitha këto studiuesi McDowell thotë, “Ne dimë më tepër për jetën e Krishtit sesa për jetën e gati çdo personi tjetër të botës së lashtë. Lindja, jeta dhe vdekja e tij janë zbuluar më me hollësi sesa në rastin e shumicës së personazheve historike, ekzistenca e të cilave nuk dyshohet aspak nga historianët.” Kur e pyetën historianin e shquar H G Uells se cili ka qenë personi më i rëndësishëm në histori, ai mëgjithëse nuk ishte besimtar, u përgjigj se po të bëhej vlerësimi sipas kritereve historike ‘atëherë Jezus Krishti do të zinte vendin e parë’. A ka ekzistuar vërtet Jezu Krishti? Përgjigjja e historisë është PO! A.F |
| Gjyko vet! |