| Gazeta JEHONA |
| A është e vërtetë feja? Një besimtar qëndroi një natë me një shok jobesimtar, një mjek i cili thoshte që i vetmi realitet ishte ai që kapnin shqisat. Mjeku i tha, "A e ke parë ndonjëherë fenë?" "Jo." "A e ke dëgjuar ndonjëherë fenë?" "Jo." "A e ke nuhatur ndonjëherë fenë?" "Jo." "A e ke shijuar ndonjëherë fenë?" "Jo." "A e ke ndjerë ndonjëherë fenë?" "Po." "Tani pra," tha mjeku me pamje triumfi, "Kam provuar me anë të katër dëshmitarëve të respektuar që feja nuk shihet, dëgjohet, nuhatet apo shijohet; dhe vetëm te një dëshmitar, pra tek të ndjerët, je mbështetur ti. Pesha e fakteve është kundër teje, dhe duhet ta pranosh." Atëherë besimtari i tha mjekut: "Si doktor, ti mendon që të paturit shpresë është e rëndësishme për shëndetin fizik. Por veçse ke mashtruar veten dhe njerëzit e tjerë." Kur mjeku protestoi me indinjatë, besimtari i tha, "Epo mirë, doktor, a e keni parë ndonjëherë shpresën?" "Jo." "A e keni dëgjuar ndonjëherë shpresën?" "Jo.” “A e keni nuhatur ndonjëherë shpresën?" "Jo." "A e keni shijuar ndonjëherë shpresën?" "Jo." "A keni ndjerë ndonjëherë shpresën?" "Sigurisht" tha doktori. "Megjithatë,” tha besimtari me ironi, "katër dëshmitarë të respektueshëm kanë dëshmuar kundër ekzistencës së shpresës." Doktori e kuptoi se u zu mat. ID. |