Gazeta
JEHONA


Prej vitit 1991, ndofta për herë të parë në histori, populli shqiptar ka
gëzuar lirinë e besimit.  Rruga ishte e gjatë dhe e vështirë, por liria
fitoi më në fund.

Dihet se çfarë politikë u zbatuar nga perandoria Otomane gjatë
qendrimit të saj 500 vjeçare në Shqipëri.  Kjo u pasua nga një luftë e
ashpër kundër fesë për 45 vjet nga shteti komunist.

Para 30 vjetësh, në vitin 1976, Partia e Punës nxori "Kushtetutën e
Re" duke shpallur botërisht qendrimin e shtetit kundër fesë.  Nëni 55
të kushtetutës deklaroi: "Ndalohet formimi i çdo organizatë fetare.
Janë të ndaluara veprimtaritë e propaganda fetare".    

Është e vështirë për brezin e ri të kuptoj se si Shqipëria mburrej para
botës që ne ishim vendi i parë ateist në botë, sikur kjo të ishte
ndonjë arritje e madhe.  Qendrim ky që binte në kundërshtim me
lëvizjen ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.  OKB-ja deklaroi lirinë
e besimit një e drejtë universale.  Shqipëria e mohoi plotësisht këtë
të drejt.

Mëgjithëse lufta kundër fesë ishte i ashpër, besimi nuk u zhduk krejt,
dhe shpresa mbeti në zemrat e besimtarëve për një ditë më të mirë.  
Në vitin 1990, si papritur, flakët e përsekutimit filluan të pakësohen.  
Dhe në vitin 1991, u bë realitet.  Jo vetëm që populli fitoi të drejtën
për të praktikuar besimin e tij, por u fituar e drejta, gjithashtu, e
zgjedhjes së fesë.  Bibla nuk ishte më një libër i ndaluar.  Takime
adhuruëse nuk ishin më të jashtëligjshme.  Të flisje për Perëndinë
nuk konsidërohej më një krim kundër shtetit.  Absurditeti mbaroi.  
Liria erdhi.

Mirëpo, për shkak të luftës kundër fesë gjendeshin pak njerëz që
ishin të përgatitur për të predikuar dhe për të prirur popullin në
rrugën e Perëndisë.  Por koha nuk zgjati shumë dhe kisha botërore
dha përgjigjen e saj.  Filluan të mbërrinin në Shqipëri qindra
misionarë të huaj për të shërbyer Zotin dhe për të ndihmuar vendin
tonë.

Në veçanti, erdhën shumë misionarë ungjillorë (protestant) nga
kishat e perëndimit, nga Hollanda, Gjermania, Italia, Anglia, dhe nga
Shtetet e Baskuara të Amerikës po edhe nga vende më të largëta, si
Australia, Brazili dhe Korea e Jugut.  Shteti ateist kishte mohuar
Perëndinë, por kisha botërore nuk kishte harruar Shqipërinë.

Këta misionar, bashkë me besimtarë shqiptarë, kanë shkuar nëpër
qytete dhe fshatra duke shpërndarë fjalën e shpresës, e pendimit
dhe e kthimit ndaj Zotit, si dhe kanë ndërmarrë projekte dhe vepra
për ndihmën e popullit në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe
ndihmës sociale.  Kisha të reja janë hapur në shumë qytete.  Kisha
që predikojnë Biblën e shenjtë.  Kisha që predikojnë vlera të mira
morale.  Kisha që predikojnë kundër mëkatit.  Kisha që predikojnë
për Jezus Krishtin, shpëtimtarin.  Zhvillohen takime për të rinjtë dhe
të rritur ku çdo kush mund të pasurojë shpirtin e tij dhe të dëgjojë
për rrugën e Zotit.

Liria për të besuar nuk është e vetmja liri që ka fituar populli shqiptar
gjatë 16 vitëve të shkuara.  Por për ata që duan të pasurojnë
shpirtin e tyre, ajo është liria e vërtetë.

Gj.K.
16 VJET LIRI