You need Java to see this applet.
Counter
Gazeta
JEHONA
GËZUAR
PASHKËT!
Ç'kuptim
ka pashka
për ty?

Historia e Pashkës  

Fjala <<Pashkë>> në të vërtetë do të thotë kalim: për
hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri, ndërsa
Jezui në darkën e tij të fundit e ndryshoi këtë festë
duke i dhënë kuptimin e shpëtimit prej mëkatit, pra,
kalimi në një jetë të re me anë të gjakut të tij për gjithë
ndjekësit e tij:

<< Dhe ndërsa po hanin, Jezusi mori bukën, e
bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha:
“Merrni, hani; ky është trupi im”.  
Pastaj mori kupën, dhe falenderoi, dhe ua dha atyre
duke thënë: “Pini prej tij të gjithë, sepse ky është
gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është
derdhur për shumë për faljen e mëkateve” >>
Sipas Ungjilit
Krishterimi është
feja më e vjetër në
Shqipëri. Pashka
është festuar në
Shqipëri për më
shumë se 1900
vjet.

Ai është gjallë!

E dimë se trupi i Jezus Krishtit ishte vendosur në një varr dhe
se varri ishte vulosur. Dhe e dimë se tre ditë më vonë varri ishte  
i hapur dhe bosh. Shumë njerëz janë përpjekur të shpjegojnë       
këtë fenomen, por nuk ka ndonjë shpjegim bindës përveçse    
faktit se Jezusi u ngrit ashtu siç premtoi se do të bënte.
Dëshmia është e qartë: Krishti u ngrit nga varri, jo vetëm në një
kuptim shpirtëror por edhe fizikisht po ashtu. Autoritetet bën
çfarëdo që mundën për ta parandaluar këtë mrekulli, por Jezusi
i ringjallur doli nga varri i tij, i ripërtërirë dhe i lavdishëm. Mes
gjithë udhëheqësve fetarë që kanë jetuar në shekujt e shkuar,
Krishti është i vetmi që jeton ende....                   
                                           
Lexo
M e s a z h i
i    P a s h k ë s